Pasojat e diktatures - ballafaqimi me shtypjen dhe doktrinat
Trajtimi dhe analizimi i se kaluares eshte nje ceshtje qe evokon histori fenomene dhe personazhe te periudhes komuniste afer gjysme shekullore ne Shqiperi. Nga ana tjeter ajo eshte dhe nje ceshtje qe shkakton debat nje fluks kendveshtrimesh deri ne ekstrem saqe te krijohet pershtypje se gjithcka ne vleresimin e kesaj periudhe kthehet ne piken fillestare. Fondacioni gjerman Konrad Adenauer dhe dy universitetet organizatore te forumit te diskutimit Pasojat e diktatures ballafaqimi me shtypjen dhe doktrinat afruan per kete nje larmi perfaqesimi. Jo vetem nga shtresa e ish te perndjekurve politike te periudhes komuniste ne Shqiperi por dhe aktiviste per mbrojtjen e te drejtave te njeriut juriste historian eksperte te hulumtimit te pasojave diktatoriale. Si nje ilustrim faktik ishte pervoja e ish-Gjermanise Lindore ne gjykimin e kohes komuniste.
Perqasje realitetesh
Kjo perqasje realitetesh eshte mjaft e dobishme per publicistin e njohur ne Shqiperi Fatos Lubonja ish-i perndjekur politik ne kohen e diktatures. Lubonja ka pasur rast qe te vizitoje pak kohe me pare ish zyrat qe perdoreshin nga Staasi ne ish-DDR. Duke marre informacion nga komisioni i hapjes se dosjeve Lubonja thote per DW se ishte tronditur qe numri i agjenteve te Staas-it ishte shume here me i madh per numrin e popullates krahasuar me vendet e tjera ish-komuniste perfshi dhe Shqiperine. Metodat qe perdorte Staasi ndaj njerezve qe benin aktivitet kunder regjimit ishin shume te sofistikuara. Nuk eshte se keta agjente ishin te tepert. Ata infiltroheshin per te zbutur apo per te hequr mendjen nga ideja qe kishe sepse dhe DDR-ja ishte si nje lsquovitrine e kampit lindor ne Perendim. Nderkohe qe ne Shqiperi vepronin ne numer me te paket agjentet por me nje terror me te madh per ti eliminuar kundershtaret pa asnje metode zbutese pa asnje metode bindese si te thuash duke ndjekur thenien e Enver Hoxhes Po ngritet gishtin do tju presim doren po ngriten doren do tju presim koken.
Qendrimi ndaj Stalinit
Nje karakteristike tjeter sipas Lubonjes eshte qendrimi ndaj Stalinit. Ne nje kohe qe ne vendet e ish-bllokut ish-komunist pas vdekjes se Stalinit pati nje lloj rishikimi te figures se tij por dhe qendrimit te ashper qe ai kishte per te perdorur me cdo mjet te burgosurit politike ne pune te renda e te detyruara lsquoper ndertimin e socializmit ne Shqiperi sipas Lubonjes metodat staliniste per ti trajtuar ne menyre kafsherore te burgosurit politike vijoi deri ne momentet e fundit te diktatures.
Organizatoret kishin ndertuar nje axhende tematike qe kishte lidhje drejtperdrejt me analizen e periudhes komuniste roli represiv i organeve te diktatures si Sigurimi i Shtetit ne Shqiperi dhe Staasi ne ish-Gjermanine Lindore si depertonte dhuna dhe presioni ne art e letersi nepermjet denigrimit dhe demonizimit veshtrimi i sistemeve shoqerore nga pikepamja legjislative etj. Efektet e diktatures ne Shqiperi u pane madje dhe me punime me te detajuara sic ishte ai i prof. dr Thede Kahl mbi pakicat kombetare nen diktature duke marre si shembull konkret arumunet.
Ne praktike gjerat ishin tjeter
Per prof. dr Kahl nese i hidhje nje sy legjislacionit per mbrojtjen dhe respektimin e lirive dhe te drejtave te pakicave ato ishin perfekte. Ketu perfshihen sipas tij dhe mesimi ne gjuhen amtare. Madje parashikoheshin dhe sanksione per ate qe nuk respektonte keto te drejta. Por nese gjerat funksiononin mire ne leter ne praktike gjerat ishin tjeter. Duke iu referuar studimeve dhe hulumtimeve ne terren prof. dr Kahl solli raste te nje qendrimi te diferencuar nga radhet e arumuneve shqiptare nga metodat per ti rekrutuar forcerisht te bashkepunonin me organet e Sigurimit te Shtetit per treguesit e rritjes se numrit te popullates se pakicave qe ishin ne rrudhje apo me simptoma asimiluese etj.
Armand Plaka bashkepunetor shkencor dhe koordinator politik prane fondacionit Konrad Adenauer ne Shqiperi thote se te tilla veprimtari ku evidentohen dhe analizohen pasojat e periudhes se komunizmit jane nga qellimet kryesore te fondacionit. Kjo nuk eshte hera e pare qe organizojme panele diskutimi te tilla thote Plaka per DW.
Risia kete here eshte se gjykohet nga kendveshtrimi shkencor dhe akademik. Ne panel ne nuk kishim ftuar asnje person qe vjen nga sfera politike. Ndaj dhe bashkepunimi kete here ishte mes Universitetit te Jenes ne Gjermani dhe Universitetit te Tiranes ne Shqiperi. Sjellja e pervojes gjermane ne kete aspekt eshte shume e vlefshme sepse kombi gjerman eshte dashur te perballet ne historine e tij me diktatura shume te forta sic ishte ajo naziste dhe ajo komuniste. Trajtimi i se shkuares apo te themi definimi i ketij fenomeni perben akoma nje teme diskutimi ne Gjermani. Ish-DDR-ja ishte per shume shqiptare ndoshta nje model duke e krahasuar me vuajtjet apo represionin te cilin duhet ta hiqnin ata ne vendin e tyre. Armand Plaka mbron mendimin se ajo qe i vlen publikut shqiptar ne trajtimin e periudhes komuniste eshte trajtimi i se shkuares nga kendveshtrimi i se sotmes apo i te ardhmes. Duke qene se Gjermania eshte para nesh ne kete aspekt atehere eshte shume e vlefshme pervoja e tyre zbatuar ne kontekstin shqiptar.