Fule-Metës: Shqipëria, progres për vizat

Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i Jashtëm Ilir Meta është takuar në Bruksel me komisionerin për zgjerim në BE Stefan Fule. Në një konferencë të përbashkët për shtyp komisioneri Fule ka deklaruar se Shqipëria ka bërë progres thelbësor në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave. Fule duke përgëzuar qeverinë shqiptare për punën e madhe që ka bërë për tu përgjigjur pyetësorit të KE-së theksoi se procesi i liberalizimit të vizave për Shqipërinë është në drejtimin e duhur.
Ndërkohë komisioneri Fule ka bërë sërish thirrje për të zgjidhjen e situatës politike në vend duke theksuar se duhet bërë një transparencë e zgjedhjeve në bazë të kushtetutës së vendit.
Ndërkohë komisioneri Fule ka bërë sërish thirrje për të zgjidhjen e situatës politike në vend duke theksuar se duhet bërë një transparencë e zgjedhjeve në bazë të kushtetutës së vendit.