Gjyqi i Aldo Bares, dëgjohen 4 dëshmitarë

Katër dëshmitarë janë dëgjuar seancën e rradhës në gjyqin që zhvillohet në ngarkim të Aldo Bares, apo i njohur ndryshe si Alfred Shkurti. I cilësuar si drejtues i Bandës së Lushnjes në seancën që zhvillohet në Gjykatën për Krimet e Rënda, Bare ka pasur të drejtën që të drejtojë disa pyetje dëshmitarëve, por nuk kanë munguar as reagimet e një pasnjëshme me fjalë ofenduese në drejtim të dëshmitarëve. Duke nisur me dëshmitarin Ramazan Zenelit, i cili ka treguar se si e ka mësuar vrasjen e djalit të tij Mehmet Zeneli dhe sipas tij ka qenë Enver Dondollaku ai që ka qëlluar mbi djalin e tij. Më tej ka pohuar për vrasjen e Genci Kasharit si dhe vrasjen e vëllait të Aldo Bares, Ramadan Shkurti. Më pas dhëndri i tij, Izet Kurti ka treguar me detaje që nga dëgjimi i krismave ku mësoi se ishte vrarë Genci Kashari e deri të vrasja e Ramadan Shkurtit ku sipas tij është qëlluar për vdekje nge Tur Daja. Por Kurti ka rrëfyer edhe se anëtarë të bandës së Lushnjes e kanë dërguar në një vend i cili quhej Komisariati nr.2 dhe si drejtues i tij ishte Aldo Bare, dhe pohon se e kanë rrahur anëtar të bandës së Bares. Ndërsa dëshmitari tjetër Dervish Arapi, vjerri i një tjetër dëshmitari Gramoz Selmani, tregon takimet që ka kryer me drejtuesin e Bandës së Lushnjes. Ndërkohë gjatë dëshmive ka reaguar edhe Bare ku kryesusja e trupit gjykues Fatmira Hajdari i ka tërhequr vemëndjen për largim nga salla e gjyqit.