E Diel, 1 Nëntor 2026

Fule: Ngërçi i pjesëmarrjes aktive të deputetëve të PS në Kuvend, të zgjidhet para vizitës sime omisioni për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Stefan Fule

Komisioni për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Stefan Fule, gjatë turit të tij në Ballkanin Perëndimor, është ndaluar ditën e sotme në Serbi. Nga Beogradi, zyrtari lart i Bashkimit Evropian u ka bërë apel forcave politike që të punojnë sëbashku për të zgjidhur situatën aktuale politike. “Shpresoj shumë që ngërçi që lidhet me pjesëmarrjen aktive në Kuvend të deputetëve të Partisë Socialiste të mund të zgjidhet para vizitës sime dhe do t'u bëja thirrje të gjithë udhëheqësve politikë që të punojnë së bashku në mënyrë që Shqipëria të çojë përpara reformat e duhura në të mirë të vetë qytetarëve të saj, si edhe në të mirë të aspiratave të saj evropiane”, deklaroi Fule, përmes një deklarate zyrtare të dërguar nga zyra e tij e shtypit. Komisioneri për Zgjerimin në BE do të vizitojë vendin tonë ditën e premte dhe do të zhvillojë takime me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, me Kryeministrin Sali Berisha, me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›