PD rrezon "kutite", PS le komisionin Rozeta Rapushi
Nuk zgjati as 24 ore "konsensusi" mes dy partive politike PD-PS per hetimin parlamentar te zgjedhjeve. Deputetet e Partise Socialiste, dje bojkotuan qe ne fillim, mbledhjen e Komisionit parlamentar te Ligjeve, pasi mazhoranca dorezoi propozime qe rrezojne thelbin e nismes se tyre ligjore politike, nenin 4 qe permban hapjen e kutive te votimit. "Nuk mund te marrim pjese ne nje mbledhje ku ju me propozimet e bera, po rrezoni nenin 4 qe eshte thelbi i nismes sone. Vazhdoni vete, nese kerkoni konsensus na therrisni", tha nenkryetari socialist i Komisionit, Fatmir Xhafaj, duke ftuar te gjithe anetaret socialiste ne bojkot. "Mos na beni presion mbi ligjet. Merrni pjese ne diskutimin e nismave dhe propozimeve tona per projektin tuaj, t'i marrim me radhe. I diskutojme dhe me pas vendosim per to nen per nen", u kunderpergjigj kryetari Ilir Rusmali, por pa rezultat pasi opozita u largua nga mbledhja. Mungesa e socialisteve nuk pengoi aspak mazhorancen ne komision te miratoje me ndryshime, nenet e nismes se PS per Komisionet Hetimore. Madje Rusmali pas largimit te socialisteve tha se demokratet shumicen e kane, keshtu qe do te vijojne. Keshtu me shumice votash komisioni miratoi nenin nje ne projektligjin e PS-se, me disa ndryshime. "Komisionet hetimore te Kuvendit, bashke me raportin perfundimtar i paraqesin Kuvendit ne seance plenare, rekomandime lidhur me nxjerrjen e pergjegjesive institucionale, ndryshime apo miratime ligjesh me qellim ndalimin e fenomeneve negative per shoqerine e shtetin, dhe sipas rastit, njoftimin e prokurorise per vleresimin prej saj, sipas procedurave perkatese ligjore", votoi komisioni nenin e PS-se. Por ketij neni demokratet i shtuan disa fjali te tjera, ku kerkojne qe ne veprimtarine e tyre, komisionet hetimore te Kuvendit, jane te detyruar te respektojne parimin e ndarjes dhe balancimit ndermjet pushteteve. "Komisionet hetimore nuk mund te kene objekt dhe as te hetojne ceshtje te gjykuara nga gjykatat ne vend, nuk mund te kene objekt dhe as mund te hetojne ceshtje, fakte apo kompleks faktesh per te cilat eshte regjistruar kallezim penal ne prokurori ose kur ato jane ne shqyrtim gjyqesor", shtoi mazhoranca. Po keshtu nenit dy ne nismen e PS-se, mazhoranca i shtoi se komisioni hetimor do te ushtroje veprimtarine e tij per tre muaj. Me shumice votash, komisioni i ligjeve rrezoi edhe nenin 3 te nismes socialiste, ne te cilin thuhet se ne rastet kur objekti i hetimit lidhet me ceshtje te zgjedhjeve te pergjithshme per Kuvendin apo te qeverisjes vendore, shumica e anetareve te komisionit hetimor i perket partise me te madhe te opozites. Ajo cka i "dhembi" edhe me shume socialisteve, per te cilen ata braktisen komisionin ishte neni 4, i cili pati te njejtin fat te rrezohej ne mbledhjen e djeshme. Ne kete nen thuhej se ne sherbim te hetimeve mbi ceshtjen, komisioni administron dokumente zyrtare, prova filmike si dhe te dhena te tjera qe, ndihmojne ne zhvillimin e hetimeve dhe se organet kompetente qe i disponojne keto te dhena apo prova, jane te detyruara t'ia percjellin zyrtarisht ose vene ne dispozicion komisionit, sipas kerkeses se tij jo me vone se 7 dite nga dita e marrjes se kerkeses. "Ne rastet kur objekti i hetimit lidhet me ceshtje te zgjedhjeve te pergjithshme per Kuvendin ose per qeverisjen vendore dhe ne sherbim te hetimeve mbi ceshtjet, shumica e anetareve te komisionit mund te vendose hapjen e nje apo disa kutive te materialeve zgjedhore per te keqyrur, hetuar ose publikuar, nje apo disa nga dokumentet zgjedhore dhe/ose hapjen e nje apo disa kutive te fleteve te votimit, duke kryer rinumerimin e tyre per efekt te verifikimit te problemeve te mundshme te evidentuara gjate procesit te pasqyrimit te rezultatit te numerimit te votave ne tabelat perkatese te rezultateve".
Xhafaj: "Pyesni mazhorancen, se cfare do te behet me 18 mars"
"Relacioni i paraqitur nga demokratet ne komision dhe ne menyre te vecante amendamentet te cilat jane shprehja dhe reflektim i qendrimit politik qe lidershipi politik, kryeministri Berisha ka per iniciativen tone ligjore, rrezojne ne thelb ate cfare ne kemi kerkuar deri me sot. Mundesine e trajtimit si prove te kutive zgjedhore ne procesin hetimor parlamentar per zgjedhjet e 28 qershorit. Pas kesaj eshte e pakuptimte cdo lloj diskutimi tjeter rreth kesaj iniciative. Ajo qe ne kemi thene gjate gjithe kohes, u provua. Kriza nuk eshte nje krize juridike eshte nje krize politike. Zgjidhja e saj mund te vije vetem nese ekziston vullneti politik i lidershipit politik te Partise Demokratike. Se cfare do te behet me seancen plenare te dates 18 mars, nuk me perket mua dhe as kolegeve perfaqesues te Partise Socialiste ne komisionin e ligjeve, por i perket grupit parlamentar socialist, i cili une besoj se do te marri vendimin e pershtatshem ne momentin e pershtatshem".
Halimi: "Propozimet e mazhorances permiresojne nismen e PS"
"Komisioni Parlamentar i Ligjeve nuk eshte nje tryeze ku mund te behen marreveshje politike. Perkundrazi eshte nje komision i posacem qe merret me cilesine e ligjeve. Partia Socialiste ne kete komision, kerkoi qe te kalohej ne nenin 4 kur neni ende ne diskutim ishte neni 1. Ne i thame socialisteve, qe te merrnin kohen e duhur per te diskutuar me lideret e saj dhe pastaj te dilte me nje qendrim mbi propozimet e bera nga mazhoranca ne kete komision. Por ato nuk pranuan as kete kerkese. Komisioni Parlamentar i Ligjeve, do te vijoje diskutimet ne baze te procedures. Ne kerkuan qe socialistet te merrnin dhe te konsultoheshin me propozimet. Ato jane bere ne perputhje me kushtetuten dhe ligjet ne fuqi. U shprehem te hapur t'i shqyrtojme ne menyre me te detajuar dhe te jepej vullneti politik gjate diskutimit nen per nen. As kjo nuk u pranua nga socialistet. Propozimet e mazhorances permiresojne ne teresi nismen e opozites, duke e bere ate kushtetuese dhe te pranueshme".