Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta, nesër në SHBA për një vizitë 2-ditore Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, do të zhvillojë një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 18-19 mars. Ai pritet të mbajë një fjalë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare. Po kështu kreu i diplomacisë shqiptare do zhvillojë takime të ndryshme në kongres, senat dhe me zyrtarë të lartë të administratës amerikane. Zyra e shtypit e Ministrisë së Jashtme bënë të ditur se në qendër të kësaj vizite do të jenë zhvillimet në rajonin tonë dhe angazhimet e Shqipërisë në këtë drejtim, si edhe forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve të dy vendeve në të gjitha fushat.