E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situatë shpërthyese

Senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe George Voinovich, kanë thënë se përveç Bosnjës, situata ndërmjet Serbisë e Kosovës mbetet një pikë shpërthyese për rajonin.

Në një shkrim të botuar të martën në “Wall Street Journal”, senatorët thonë se “nuk ka dyshim se ëndrra për një Europë të bashkuar nuk mund të arrihet pa një rol udhëheqës të Serbisë në rajon”.

Dy senatorët, të cilët janë pjesë e lobit serb në Senatin amerikan, kanë thënë se është meritë e drejtuesve të Serbisë që kanë dëshmuar angazhim ndaj institucioneve europiane.

“Megjithatë, dallimet për Kosovën mbeten një pengesë e fuqishme në përparimin e mëtejshëm. Derisa Prishtina e Beogradi kanë mosmarrëveshje, është thellësisht jorealiste të shpresosh për një zgjidhje krijuese, pragmatike e të qëndrueshme, që më së miri do të mbronte dhe do të përmirësonte jetën e të gjitha grupeve etnike në rajon”, shkruajnë ata.
Të dy senatorët kanë vizituar së fundi edhe Kosovën, si pjesë e turneut të tyre në Ballkan.

“Europa dhe Amerika kanë mundësinë që t’i ndihmojnë vendet e Europës Juglindore të realizojnë ëndrrat e veta. Edhe më e rëndësishme është të realizojmë vizionin tonë për një Europë të bashkuar e në paqe. Nuk është koha të mos jemi të vëmendshëm ndaj këtij qëllimi”, shkruajnë dy senatorët amerikanë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›