E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fule, Serbisë: Mlladiç+Haxhiç - Kosovë= Jo integrim në BE

23-07-2011 / Gazeta 55

Duke arrestuar të akuzuarin e Hagës për krime Lufte Goran Haxhiç Serbia i është afruar marrjes së statusi të kandidatit për në BE, por ajo duhet të ndërmarrë edhe reforma të tjera politike dhe t’i përparojë marrëdhëniet me Kosovës, ka tërhequr vërejtjen Komisionari i BE-se për zgjerim i BE-së, Stefan Fule. “Ajo për çka ne po diskutojmë është nëse bashkëpunimi i plotë me Tribunalin e Hagës dhe kapja e të arratisurit të fundit të mjafton dhe vetvetiu siguron propozimin për marrjen e statusit kandidatit. Përgjigjja ja ime është absolutisht e qartë : Jo!”, i ka thënë Fuele Radios Evropa e Lirë në gjuhën serbe. Pas kryerjes së detyrës së bashkëpunimit me Hagën dhe fillimit të reformave të brendshme, çështje kryesore e pazgjidhur mbetet raporti i Beogradit ndaj Kosovës.
Ka shpresa që Beogradi e  Prishtina do të mund të merren vesh deri në shator edhe rreth çështjeve të energjisë elektrike, telekomunikacionit, librave amzë dhe të vulave doganore dhe Fule beson se këto do të mund të rrisnin gjasat që Serbia mund të fitojë statusin kandidatit për në BE deri në tetor. “Ndihem i lumtur për disa nga rezultatet konkret të arritura. Jam i lumtur që shoh se njerëz të zakonshëm së shpejti do të ndiejnë përmirësime në jetën e tyre,por e di se janë duke përgatitur edhe disa gjëra të tilla dhe se marrëveshja ndërmjet Beogradit e Prishtinës për to është fare e mundshme”. Në kuadër të dialogut, megjithatë ende nuk është hapur çështja më e ndjeshme, statusi i Kosovës dhe kjo është një gjë që së shpejti duhet të ndodhë, është shprehur Fuele. “Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian pa zgjidhjen e këtij problemi, për këtë nuk ka asnjë fije dyshimi. Beogradi e Prishtina, me ndihmën e BE-së, duhet ta gjejnë këtë zgjidhje”, ka përfunduar Fule.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›