Afrika Qendrore njeh Pavarësinë e Kosovës

22-07-2011 / Gazeta 55
Vjen dhe njohja e 77-të për Republikën e Kosovës
Republika e Afrikës Qendrore, ka njohur Kosovën shtet sovran dhe të pavarur. Kjo është njohja e 77 për Kosovën nga 193 vende anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Njohja është konfirmuar nga zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili muajin e kaluar ishte në këtë shtet dhe disa shtete të tjera afrikane, me qëllim, njohjen e Kosovës.
Republika e Afrikës Qendrore, me mbi 3.5 milionë banorë, ndodhet në qendër të kontinentit afrikanë, në Afrikën ekuatoriale.