Akademiku Qosja dhe krimi komunist
TIRANE - Para pak ditësh një mik nga Australia më dërgoi një shkrim të akademikut Rexhep Qosja, të botuar në “Gazeta Shqiptare” të datës 27 prill që mbante një titull intrigues “Berisha, skenarist i gjenocidit”. Duke u habitur me faktin se më kishte kaluar pa u vënë re ky shkrim në internet, vetëm një javë pas largimit nga Shqipëria, ku kisha qëndruar dhjetë ditë, e shtypa menjëherë për ta lexuar me qetësi.
Kërshëria më rrëmbeu që në titull, sepse m’u duk i çuditshëm fakti që kryeministri shqiptar, për të cilin mund të thuhen shumë gjëra, për mirë e për keq, qenka edhe skenarist i gjenocidit, fakt që nuk e kisha dëgjuar deri atë ditë. Shpejt kuptova se bëhej fjalë për pavijonin e gjenocidit në Muzeun Historik Kombëtar, të shkruar me germa të mëdha nga autori. Ishte pikërisht ky term që i paska prishur ëndrrat e qeta akademikut Qosja, për pesëmbëdhjetë vite me radhë. Madje zemërimi për përdorimin e këtij termi i kishte frymëzuar shtatë faqe kompjuteri, në të cilat mund të hasej në shumë pyetje, përgjigje, ide, krahasime, përgjithësime, vendime, shpjegime, por nuk mund të gjendet asnjë grimë keqardhje a dhimbje, për të dënuarit dhe viktimat e diktaturës komuniste të Enver Hoxhës në Shqipëri.
Si një njeri, mbi të cilin diktatura ka rënduar me të gjithë peshën e saj, në format më të ndryshme, që kur ishte dy vjeç e deri sa u bë 47-të, e ndjeva veten keq. Lëndimi i plagëve, shpeshherë, dhemb më shumë se vetë plagosja. Z. Qosja e anashkalon një konsideratë të tillë për të sofistikuar mbi termin “gjenocid”, apo për t’i veshur kryeministrit Berisha akuza për “kundërkombëtarizim”, që në rastin e dhënë bëjnë efektin e kundërt me qëllimin.
Nëse e gjithë arkitektura e shkrimit do të mbështetej vetëm në interpretimin e fjalës “gjenocid”, duke u kufizuar në argumentimin e mendimit se emërtimi i pavijonit nuk ishte i saktë nga ana gjuhësore, do ta kisha marrë si një ndihmesë të profesorit për saktësimin e problemit që ngre. Por, profesori i nderuar gjithë argumentet e tij i vë në shërbim të dy objektivave: i pari, të pohojë se gjenocidi komunist në Shqipëri nuk ka ekzistuar, dhe i dyti të paraqesë këtë dukuri si një trillim të Sali Berishës, që nuk i përgjigjet së vërtetës historike. Me gjithë respektin e duhur për një personalitet të inteligjencës shqiptare, më duket se z. Qosja jo vetëm se nuk është bindës në pohimin e “të vërtetave” të tij, por arrin në një cinizëm skajor në mbrojtje të bindjeve të rinisë së tij, që janë idetë komuniste, e admirimi për sistemin që i zbatoi ato në praktikë, kryesisht për “socializmin” e dheut amë e të udhëheqësit të tij.
Ka një farë formalizmi të theksuar në arsyetimin e autorit kur vihet në diskutim edhe përmasa e krimit shtetëror në Kamboxhia apo në Rusi nga regjimet komuniste. Sipas autorit, milionat e vrarë në të dy vendet nuk mund të quhen “gjenocid” mbasi, në asnjë prej këtyre vendeve nuk paska një muzeum të emërtuar me atë emër, mbasi asnjë popull nuk bëka gjenocid ndaj vetvetes...Në Kamboxhia, në gjysmën e dytë të viteve 70-të, u zhdukën pothuajse gjysma e banorëve të vendit. Ishte një dukuri e llahtarshme, e pa ndodhur kurrë më parë në historinë e botës. Në Rusi viktimat e komunizmit arrijnë në shifra të përafërta që cekin kuotën e 20 milionë njerëzve. Por as në Rusi, as në Kamboxhia nuk “ekzistuakan” institucionet e kujtesës së këtyre tragjedive, një shembull për t’u imituar!!! Absurditeti i tezës nuk mban parasysh faktin se, në asnjë prej këtyre vendeve, nuk është kthyer demokracia e vërtetë, se ata vazhdojnë të qeverisen nga pasardhës të regjimeve të krimit, që ngurojnë të padisin në gjyq njerëz që mbajnë përgjegjësinë vetjake të qindra mijëra viktimave të pafajshme, në rastin e Kamboxhës, e në tjetrin, nga një shtetar që e quan shpërbërjen e BRSS-së ngjarjen më tragjike të shekullit të shkuar.....
Autori mendon se fjala “gjenocid”, në kuptimin e mirëfilltë të saj, nuk i përshtatet veprimtarisë kriminale të Shtetit komunist shqiptar. Këtë e bën “ex catedra”, sikur të ishte një profet që jep sentenca. Le të shohim kuptimin e fjalës “gjenocid”, të marrë nga dy fjalorë të gjuhës italiane:
Sansoni: “Shkatërrimi ose përndjekja e grupeve të tëra njerëzore për motive etnike, racore, fetare etj.
Devoto – Oli: “Shkatërrimi metodik i një grupi etnik, racor a fetar, i kryer nëpërmjet zhdukjes së individëve dhe asgjësimit të vlerave e dokumenteve kulturore.”
A i përshtaten këta dy përkufizime asaj që ka ndodhur në Shqipëri nga viti 1944-r e deri më 1991? Jam i bindur për vërtetësinë e pohimit. Pa hyrë në imtësitë e veprimtarisë së asaj makine të përbindshme shkatërrimi që qe “lufta e klasave”, besoj se janë me qindra mijëra dëshmitarët, që mund të vërtetojnë nga përvoja e tyre, e të afërmve, e rrethit shoqëror e familjar, se çfarë “shkatërrimi metodik” pësoi ajo pjesë e shoqërisë që u quajt zyrtarisht “armike e klasës”. Nuk më duket sa ka vend për shkandullim nëse kjo histori tregohet në dritën e saj të vërtetë, për më tepër, nxirret në pah nëpërmjet një ekspozite, që shërben për t’u a bërë të njohur brezave që do të vijnë. Sot këtë histori e mohojnë pak individë, që janë përgjegjës të drejt për drejtë për të si Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha, apo lakenjtë e tyre. Çuditërisht, këtyre satrapëve të së kaluarës, i bashkohet me gjithë autoritetin e tij dhe akademiku kosovar, kur shprehet:
“A mund të thuhet e të faktohet se dhuna shtetërore në Shqipërinë komuniste ka sjellë gjenocid ndaj shqiptarëve, ndaj ndonjë bashkësie tjetër racore, ndaj ndonjë bashkësie tjetër etnike, ndaj ndonjë bashkësie fetare, ndaj pjesëtarëve të ndonjë shtrese shoqërore a të ndonjë përkatësie tjetër?
Jo. Kurrë. Në Shqipërinë komuniste ushtrohej dhunë ndaj vetjeve të ndryshme, të cilët më pak a më shumë shkelnin ligjet shtetërore, mohonin ideologjinë, politikën a rendin në fuqi, por dhunë masive për dëbim a zhdukje ndaj çfarëdo bashkësie a grupi etnik, racor, fetar, klasor nuk kishte. Në kohën e komunizmit kufijtë e Shqipërisë shtetërore ruheshin jashtëzakonshëm, ku e ku edhe me tela të elektrifikuar, sa prej armikut të jashtëm aq për të penguar largimet vetjake a grupore të qytetarëve të Shqipërisë në vende të tjera, që mund të ndikonin në dobësimin demografik të vendit. Hajde, ta krahasojmë sjelljen e këtillë të regjimit komunist, i cili bën çmos që t’i mbajë nënshtetasit në vendin e vet, duke u dhënë punë pothuaj të gjithëve, me sjelljen e regjimit të sotëm, i cili bën çmos që sa më shumë shqiptarë të shpërngulen në botë, qoftë për t’u krijuar ashtu hapësirë punësimi anëtarëve të partive në pushtet, qoftë për të marrë sa më shumë dërgesa financiare prej atyre të shpërngulurve në botë!”
Nuk di si ta shpjegoj këtë pohim “ex katedra” të profesorit, si padije e mungesë informimi që çojnë në një farë naiviteti politik, apo si dëshmi të prirjes për të zbukuruar një përvojë historike si pasojë e një bindjeje të bazuar në një idealizëm romantik të cilit, në ditët tona, nuk i ka mbetur as edhe një thërrime realiteti. Në të dy këta raste përballimi me profesorin do të ishte më i lehtë, mbasi ai nuk është as i pari as i fundit i intelektualëve që, në shekullin e shkuar, mbetën robër të ëndrrave të tyre e përfunduan si tellallë apo mbrojtës të barbarive më rrëqethëse të diktaturave të Evropës. Akademiku kosovar më duket se shkon edhe më tej. Në analizën e tij ai përligj e justifikon regjimin e Enver Hoxhës, duke mohuar vështrimin kriminal të tij, që përbën shtyllën kurrizore të sistemit, duke “harruar” Tepelenën e Vloçishtin, Burrelin e Gjirokastrën, Bedenin e Spaçin e sa e sa emra të tjerë që njëjtësohen me dhjetëra mijëra viktima të pafajshme shqiptare, që e detyrojnë edhe drejtuesin aktual të PS-së, z. Edi Rama, të thotë se “komunizmi u vuri shamitë e zeza në kokë grave shqiptare”.
Rexhep Qosja ka mbetur ende në mendësinë e viteve 70-të e 80-të, në Kosovën e administruar nga serbët që në mungesën e plotë të njohjes së realitetit shqiptar, i mbante sytë tek “dheu amë”, prej nga priste ndihmën, shpresën, sendërtimin e idealeve kombëtare, edhe se ata ideale ishin shkelur e marrë nëpër këmbë shumë vite më parë, kur të dërguarit jugosllavë bënin ligjin në të ashtuquajturën luftë Nacional – Çlirimtare. Me vetëdije të plotë profesori shfaqet si një avokat i zellshëm i regjimit, deri në atë pikë sa bëhet qesharak, kur përligj kufijtë e mbyllur të burgut Shqipëri me arsye demografike, duke i kundërvënë atyre arsyeve, si një dukuri negative lëvizjen e lirë të shqiptarëve në botë mbas vitit 1991. Është e pakonceptueshme që një intelektual të arrijë në përfundime të tilla absurde, në mbrojtje pa asnjë farë parimi të diktaturës, madje dhe të shfaqjeve të saj më kundërnjerëzore.
“Sa poshtë ka ra katundi!”, - kështu shprehej shqiptari i thjeshtë para lajthitjeve “të të diturve”. “Lajthitja” e profesorit shkon më tej, kur ai vendos të pranojë për një çast, si një supozim, një realitet të cilin, deri pak më parë, e kishte mohuar. Mbasi ka bërë një paradë të krimeve të mëdha masive të historisë ku, çuditërisht, nuk përmenden as përndjekja e të krishterëve në Perandorinë Romake dhe as vrasja e armenëve nga ushtria turke ai ndalet më gjerë në përvojën e shtetit komunist jugosllav, duke vajtuar veçanërisht ata “qindra mijëra komunistë e jo-komunistë që adhuronin Rusinë a Stalinin” (një tregues i saktë i bindjeve të vërteta të autorit) shprehet “Të gjithë, natyrisht, cilët më shumë e cilët më pak, ishin në pushtet, prandaj vetëdija politike, vetëdija historike, dinjiteti kombëtar nuk i lejon të thonë se, ja, paskan bërë gjenocid ndaj vetvetes.”
Është e çuditshme mënyra se si “arsyeton” z. Qosja. Është po ajo e diktaturave dhe drejtuesve të tyre, ajo e demagogjisë që arrin në paradokse, duke lakuar terma që ngacmojnë ndjeshmërinë e përbashkët të një populli, si p.sh., “dinjiteti kombëtar” etj. Pohime të tilla ndoshta do t’i kishte pasur zili edhe vetë “komandanti legjendar”, që nuk ishte kaq i hollë në shpalosjen e teorisë së luftës së klasave në kasaphanën shqiptare. Për akademikun nuk ka parime, nuk ka të drejta njerëzore, nuk ka të vërteta historike që duhet të shpalosen në të gjitha hapësirat e tyre, ka vetëm oportunizëm politik e logjikë tregtari. Nëse një e vërtetë historike më intereson ta pohoj e bëj, në të kundërt ajo mund të varroset shtatë pashë nën dhe, mbasi kështu e don “interesi kombëtar” e logjika e “njerëzve të mençur”. Me këtë lloj tiranie mendimi, që mëton të imponojë realitetin virtual të regjimit, për të vërtetë historike, jemi rritur e plakur, ajo na ka vrarë ëndrrat për jetën dhe shpresat për të ardhmen. Ta shohim përsëri në katedër, të shpalosur me argumentet më bajate e më të paarsyeshme, më duket një ngarkesë që shtati moral e intelektual i shoqërisë së sotme shqiptare nuk mund e nuk duhet ta bartë.
Arsyetimi për së mbrapshti i akademikut vazhdon në mënyrë habitëse me tezën se gjenocidi qenka “shpikur” nga Sali Berisha, se ai nuk duhet ta kishte bërë një shpikje të këtillë, mbasi mbante “përgjegjësinë” për regjimin e Enver Hoxhës, ishte pjesë e tij, pra, nuk duhet të ketë të drejtë morale e politike për ta pohuar atë. Pa dashur të mohoj të shkuarën dhe mendësinë e trashëguar të kryeministrit, më duket një marrëzi e madhe t’i vishet atij qyrku i krimit masiv komunist. Fanatizmi i bindjeve të autorit, malli për regjimin, urrejtja ndaj kundër komunizmit në shoqërinë shqiptare, e çojnë profesorin në një qorrsokak pohimesh e arsyetimesh, herë-herë edhe të kundërta mes tyre, sa që duhet “kandili i Diogjenit” për të zbuluar edhe minimumin e logjikës së thjeshtë njerëzore.
Luhatja e qëndrimi i autorit që në fillim mohon, pastaj supozon me gjysmë zëri “këtë marrëzi”, mandej i ngarkon drejtuesit të PD-së fajin, pastaj zhytet i tëri instiktivisht në lavdërimin e sistemit, në evokimin e superstrukturës kulturore, që i bënte jehonë e i krijonte një aureolë të ndritshme, duke mbuluar të vërtetën rrëqethëse, vërtetojnë se si ai mundohet të kacavirret në pasqyra për të mbrojtur e justifikuar epokën e krimit komunist në Shqipëri. Madje këtu ai ekzaltohet në mënyrë sipërore. Ky ngazëllim i ngjan orgazmit të një femre që, mbas dy orësh dashurie, epshi arrin pikën më të lartë të kënaqësisë duke thirrur në ndihmë fantazinë më të ndezur. Autori arrin në këtë pikë kur shprehet
“Po këtu, në këto nënndarjet e superstrukturës në PAVIJONIN E GJENOCIDIT, pashmangshëm do të paraqiten edhe shkrimet e shumta publicistike, qoftë të botuara në përmbledhje të veçanta, qoftë të mbetura në gazeta e revista për Enver Hoxhën, për jetën, politikën, ideologjinë dhe në përgjithësi, veprën e tij. Oh, sa i madh, sa i pafund e i pa skaj, është numri i këtyre shkrimeve.”
Ka të vërteta në atë pohim, por autori nuk ka kurajën të pranojë se ai trashëgim nuk e nderon vetëdijen kulturore të shqiptarëve e sot ata po e arkivojnë, me pak përjashtime, në sirtarët e harresës së tyre. Amullia e ideve që karakterizon shkrimin gjen një farë sqarimi kur akademiku i bën thirrje drejtuesve të Muzeumit Historik Kombëtar “Quajeni pavijoni i përndjekjeve komuniste, a pavijoni i dhunës komuniste por jo pavijoni i Gjenocidit!” Duket sikur profesori është dorëzuar para fakteve kokëforta të së vërtetës, duke pranuar atë që ka mohuar deri atëherë, dhunën komuniste. Por shpejt pendohet e kërkon të turbullojë idetë. Sugjeron një tjetër emërtim: Pavijoni i dhunës shtetërore që, sipas tij, është e pranishme në gjithë historinë e shtetit shqiptar. Në çorbën e gatuar prej tij, për të molepsur mendjet e shqiptarëve, gjejnë vend pak emra të nderuar viktimash të luftës politike të Ahmet Zogut, apo katër viktimat e 21 janarit, por çuditërisht nuk përmendet asnjë nga 5577 burrat e 450 gratë e ekzekutuara, asnjë nga 26768 burrat apo 7367 gratë e dënuara, asnjë nga 1065 vetët e vdekur në burg apo të 7022 vetëve të vdekur në internime nga organet e dhunës enveriane, në një popull që mezi e kalonte shifrën e një milion banorëve.
Ky fakt, flet qartë për subjektivizmin e shkrimit, për njëanshmërinë e turpshme, për prirjen e theksuar e të qartë si drita e diellit për të marrë në mbrojtje jo dinjitetin kombëtar të shqiptarëve, që u cenoka nga përdorimi i termit “gjenocid”, por një epokë dhune që i dëmtoi ata më shumë se gjithë pushtimet e huaja të marra së bashku. Ky pohim, që dikujt ndoshta mund t’i duket si “kundërkombëtar”, bazohet në faktin se diktatura enveriste në Shqipëri jo vetëm asgjësoi jetët e shumë shqiptarëve, jo vetëm varfëroi shumicën dërmuese të tyre, por ajo përdhunoi në mënyrë të pandreqshme botën e tyre shpirtërore, ato veti e zakone që i kishin qëndruar kohëve e pushtuesve, atë forcë karakteri që kishte spikatur edhe në çastet më të vështira të historisë së tyre të trazuar.
Sot, në faqet e të përditshmeve, flitet për episode tragjike të shfaqjes së kësaj dukurie, për faje që mundojnë ndërgjegjet e vrara nga pesha e krimeve, për dhunë të të gjitha formave që zhbëri natyrën e shqiptarëve, i ktheu ata në bashkëpunëtorë të krimeve të regjimit, në paditës të shokëve, të miqve, të familjarëve, në varrmihës të thjeshtë të jetëve të tyre. Për të gjitha këto Rexhep Qosja hesht, jo se nuk i din, mjafton të ketë lexuar verbalet e famëkeqeve plenume ku dënoheshin vetë “etërit” e revolucionit, por se e quan një fyerje të “dinjitetit kombëtar” paditjen dhe shpalosjen e një oqeani krimesh, të atij dinjiteti, flamurin e të cilit ai mëton se e valëvit gjithmonë lart....
“Ka dy mënyra për të dashur vend tënd: të thuash hapur të vërtetën mbi të këqijat, mjerimet, turpet që na bëjnë të vuajmë dhe ajo e të fshehurit të së vërtetës nën veshjen e hipokrizisë, duke mohuar plagë, mjerime e turpe. “Kështu shkruante më 1956 shkrimtari i njohur italian Kurcio Malaparte, duke shtuar se “ forma më e keqe e atdhetarizmit është ajo e të mbyllurit të syve përballë së vërtetës, e të çapëlyerit të gojës në hymne e lavdërime hipokrite, që nuk vlejnë për gjë tjetër veçse për t’i fshehur vetes e të tjerëve të këqijat e gjalla e të vërteta. Nuk vlen as shprehja se rrobat e ndotura lahen në familje. Një justifikim shumë i ulët: një popull i shëndoshë e i lirë, nëse e don pastërtinë, rrobat e ndotura i lan në shesh.”
Jam plotësisht në një mëndje me shkrimtarin italian. Nëse me të vërtetë e duam vendin tonë të shëndetshëm e të bukur, të respektuar e të nderuar, duhet ta pastrojmë nga të gjitha viruset e bakteret që maisën organizmin e tij, duhet të padisim e të luftojmë të gjitha dukuritë negative, në çfarëdo shkalle a niveli institucional e shoqëror qofshin, duhet të nxjerrim në pah shembullin e mirë në të shkuarën e në të sotmen, duhet të pohojmë të vërtetën historike e aktuale, pa shtrembërime e zbukurime, pa ndrojtje e pa komplekse madhështie apo përulësie. Kjo është detyrë parësore e të gjithë shoqërisë, përfshirë këtu pjesën e saj më ndikuese në jetën e Vendit, politikën, por besoj se mbetet më shumë se një detyrë, kthehet në një mision, për shtresën intelektuale, tek e cila janë kthyer gjithmonë sytë e shqiptarëve, si pikë riferimi në ecjen e tyre përpara. Por, inteligjenca duhet të gjejë në vetvete forcën për t’u shkëputur nga dogmat e konceptet e parafabrikuara, të dëshmojë ndershmërinë e mendimit të pavarur e objektiv, gjë të cilën nuk e shfaq në shkrimin për të cilin fola akademiku profesor, Rexhep Qosja.
(GSH/BalkanWeb)