E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ: Në 31 korrik zgjedhje të pjesshme lokale në 10 komuna

23-07-2011 / Gazeta 55

Do të votohet për drejtuesit në komunat Shllak, Pishaj, Mollas, Shalë, Armen, Kolsh, Finiq, Qendër Skrapar, Papër dhe Zall-Dardhë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që më datë 31 Korrik të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale në 10 komuna. Të dielën e fundit të këtij muaji, zgjedhësit do të votojnë për të zgjedhur drejtuesit në komunat Shllak, Pishaj, Mollas, Shalë, Armen, Kolsh, Finiq, Qendër Skrapar, Papër dhe Zalldardh. Në komunat Shllak, Pishaj dhe Mollas, nuk u zhvilluan zgjedhjet më datë 8 Maj, ndërsa në shtatë njësitë e tjera vendore, u vërejtën pa-rregullsi dhe për rrjedhojë u vendos ri-përsëritja e garës elektorale. KQZ gjatë mbledhjes miratoi modelin e vulës për Komisionet e Qendrave të Votimit dhe kryetarët e tyre, që do të përdoren gjatë këtyre zgjedhjeve të pjesshme. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të njoftojë partitë politike, të cilat do të duhet të caktojnë anëtarët e tyre në komisionet e niveleve të dyta dhe të tretat. Po ashtu, KQZ do të duhet të përgatisë të gjithë bazën materiale, në mënyrë që ato do dërgohen qendrave të votimit të këtyre komunave brenda afateve ligjore.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›