E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fule: Të zgjidhet menjëherë ngërçi politik

Dy ditë para mbëritjes së tij në Tiranë, komisioneri i zgjerimit në Bashkimin Evropian, Stefan Fule, ka përcjell një mesazh të qartë për politikën shqiptare duke bërë thirrje për zgjidhjen e menjëhershme të krizës. Deklarata e Fules u bë nga Beogradi në kuadër të vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor, për të diskutuar përparimin e secilit prej këtyre vendeve në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

"Shpresoj shumë që ngërci që lidhet me pjesëmarrjen aktive në Kuvend të deputetëve të Partisë Socialiste të mund të zgjidhet përpara vizitës sime, dhe do i bëja thirrje të gjithë udhëheqësve politikë që të punojnë se bashku në mënyrë që Shqipëria të cojë përpara reformat e duhura në të mirë të vetë qytetarëve të saj, si dhe në të mirë të aspiratave të saj evropiane", ka deklaruar Stefan Fule, i cili do të vizitojë Tiranën ditën e premte.

Nga ana tjetër, zv.kryetari i delegacionit për Evropën Juglindore në Parlamentin Evropian, eurodeputeti i majtë, Viktor Bostinaru i ka bërë thirrje qeverisë shqiptarë që të gjejë urgjentisht një zgjidhje për kërkesat e opozitës, pasi refuzimi i tyre sipas tij do të sillte destabilitet politik në vend.

ALSAT < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›