E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sopoti, Apeli lë në fuqi vendimin e shkallës së parë

Gjykata e Apelit në Shkup ka vërtetuar vendimin e shkallës së parë për banorët e Sopotit. Kështu konfirmon për Alsat Kryetari i Gjykatës së Apelit, Jordan Mitrinovski. Familjarët shprehen të indinjuar për vendimin e Gjykatës së Apelit dhe deklarojnë se do të kërkojnë me çdo kusht vendosjen e drejtësisë.

“është vërtetuar aktgjykimi i shkallës së parë. Vendimi është sjellë, lënda është dërguar në Gjykatën Themelore dhe nga atje aktgjykimi do të shpërndahet. Ne vendosim dhe të gjitha lëndët i dërgojmë tek Gjykata Themelore e cila kryen distribuimin e aktgjykimit”, thotë Jordan Mitrimovski, Kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkup.

“Unë nuk e kam të lexuar, unë nëse e lexoj dhe është ashtu siç thotë ai besoj se ka rrugë edhe tjera për pafajsinë tonë. Ne prap kemi me kërku drejtësinë deri ditën e fundit nëse ju kanë denu disa 10, 14 apo 15, deri në ditën që ti bën 14 vjet e ditën e mrame që del prej burgi ne deri atë ditë do ta lypim drejtësinë”, tha Skënder Klaiqi, Familiar i të Burgosurve të Sopotit.

Ish Anëtari i grupit të punës për rastin e Sopotit, Tahir Hani tha se vendimi nuk është i drejtë dhe se gjykata e Apelit nuk ka marrë në konsideratë dëshmitë e raportit të grupit të punës. “Mendoj se këtu është një vendim jo i drejtë. Minimumi që duheshte të ploësishte ishtet të kthehet në shkallën e parë dhe të kemi një ripërsëritje të gjykimit me rastin e sopotit. Do të kisha potencu faktin se kryetar i trupit gjykues është Ismaj Limani person i cili vjen nga Kumanova, dhe besoj se ky person duhet të njof më mirë realitetin e Kumanovës dhe shumë më mirë realitetin e ngjarjes së Sopotit”, u shpreh Tahir Hani, Ish Anëtar i Grupit të Punës për rastin e Sopotit. Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, pala mbrojtëse ka deklaruar se do të paraqesë një ankesë në Gjykatën Supreme të Maqedonisë.

Shkëlzen Aqifi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›