E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fule mbështet perspektivën e Kosovës drejt BE-së

Komisioneri evropian për Zgjerim, Stefan Fule ka shprehur përmes një deklarate për media mbështetjen e Komisionit Evropian për perspektivën e Kosovës drejt BE-së.

Fule ka thënë se do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Kosovës për të përmbushur më tej perspektivën e saj evropiane, sidomos sa i përket vizave, një marrëveshje për tregtinë, si dhe pjesëmarrjen e Kosovës në programet e BE-së.

Komisioneri evropian ka inkurajuar Prishtinën të vazhdojë angazhimin e saj, siç ka thënë pozitiv në dialogun me Beogradin, i cili është planifikuar të vazhdojë përsëri gjatë ditës së sotme.

“Progresi në dialog do të ndihmojë për të sjellë të dyja vendet, Prishtinën dhe Beogradin më afër Bashkimit Evropian dhe t`i ndihmojë ato të përmbushin perspektivën e tyre evropiane”, thekson Fule në deklaratë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›