Fule në Tiranë, takime me krerët e shtetit
Tiranë- Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fule ka nisur sot vizitën e tij zyrtare në Tiranë.
Zoti Fule në vizitën e tij do të takohet me krerë të lartë të shtetit shqiptar ku në qëndër të bisedimeve do të jenë ecuria e vendit në rrugën e integrimit, zhvillimet e fundit politike në vend dhe reformat kryesore.
Fule ka nisur takimin e tij të parë me kreun e opozitës, Edi Ramën, rreth orës 08:15 të mëngjesit të sotëm në selinë e PS-së.
Po ashtu dita do të pasohet nga një axhendë të ngjeshur për komisionerin Fule. Ai pritet të takohet me kryeministrin, Sali Berisha, ku pas takimit pritet edhe një konference e përbashkët për shtyp.
Rreth mesditës komisioneri do të takohet me kreun e shtetit, Bamir Topin, më pas me ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto. Ndërkohë pritet që zoti Fule të mbajë edhe një fjalim përshendetës në seancën e sotme plenare në Kuvend. Ndërkohë në takimet e tij zoti Fule shoqerohet nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi.