Rama: Media të jetë e lirë, akses në çdo informacion zyrtar
Tiranë- Partia Socialiste ka mbajtur sot një tryezë për median në kuadër të programit të saj për një Rilindje Shqiptare
Gjatë fjalës së tij kryetari Rama u shpreh se nëse vjen PS- ja në pushtet do të sjellë ndryshimin në tre çështje kryesore: krijimi i një Radio Televizioni Publik sipas standarteve, kuadër ligjor transparent në lidhje me reklamat dhe akses të plotë të mediave në çdo informacion zyrtar.
Sipas tij program socialist synon një media të pavarur ku të mos ketë asnjë presion nga politika.
Thelbi i programit të PS-së është liria e medias.Dhënia fund e cfarëdo presioni qeveritar nga cdo tribunë, do të jetë guri i themelit të programit tonë në raport me botën e medias shqiptare dhe do të vendoset në themel të punës sonë qysh në ditën e parë të qeverisjes sonë- tha ai.
E pranishme në tryezë ishte dhe pedagogia e Departamentit të Gazetarisë dhe njëkohësisht antare e Asamblesë së PS- së, Iris Luarasi, e cila ka folur mbi ecurinë e Televizionit Publik.