E Diel, 1 Nëntor 2026

Rivalët francez për president përplasen ashpër në televizion

Francë- Presidenti francez Nicolas Sarkozy dhe rivali i tij Francois Hollande kanë shkëmbyer mbrëmë fyerje në debatin e tyre të vetëm televiziv të fushatës zgjedhore.

Presidenti Sarkozy e quajti zotin Hollande ‘një përgojues’ teksa ky i fundit tha se Sarkozy dështoi në përgjegjësitë e veta.

Sarkozi tha se po mbronte Francën nga recensioni. Por nga ana tjetër zoti Hollande theksoi se Franca po kalon ‘një krizë serioze’ dhe se ishte duke luftuar me rritjen e ngadaltë.

Ndërkohë që raundi i dytë i votimit do të bëhet ditën e djelë debati i mbrëmshëm la përshtypjen se kandidatët nuk e pelqënin aspak njëri-tjetrin. Ka pasur mjaft shkëmbime replikash të zjarrta dhe jo pak herë e akuzuan njëri-tjetrin se po gënjejnë.

Zoti Hollande e akuzoi presidentin ‘për rrënimin e ekonomisë franceze’. ‘Kurrë nuk është fajit yt- tha Hollande me ironi, teksa Sarkozy u përgjigj: ‘Kjo është një gënjeshtër, është një gënjeshtër’.

Analistët thonë se asnjëri nga kandidatët nuk la një shenjë të fortë, por mendohet se zoti Hollande është i favorizuari për votën e së djelës. Sondazhet sugjerojnë se kandidati socialist ka një kryesim prej 7 pikësh përqindjeje për të trimufuar.

“Cili është vendi që s’ka njohur rënie që prej 2009-ës, është Franca’- tha Sarkozy. Ai hodhi poshtë programin për stimuj që propozoi Hollande, duke insistuar se Frances i nevojitet të shkurtojë borxhin dhe shpenzimet. Debati është transmetuar direkt në televizion, zgjati afërsisht 3 orë dhe u ndoq nga 63 milionë francezë.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›