Fule nis takimet në Tiranë, pritet nga kreu i opozitës Edi Rama
Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian Stefan Fule i cili ndodhet në Tiranë për të diskutuar përpjekjet për reformë dhe progresin në agjendën e Bashkimit Evropian me aurotitetet shqiptare ka nisur axhendën e takimeve.
Në orën 8:15 ai është takuar me kreun e opozitës Edi Rama në selinë rozë ndërsa në orën 09:30 ai do të takohet me kryeministrin Sali Berisha.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, ai do të takohet edhe me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, Ministrin e Jashtëm dhe Zëvendës Kryeministrin Edmond Haxhinasto dhe Avokatin e Popullit, Igli Totozani. Komisioneri Fule gjithashtu do të flasë në Kuvend, duke iu drejtuar anëtarëve të parlamentit mbi tema të rëndësishme për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.
Kjo vizitë vjen në vijim të një sërë takimesh intensive mes Komisionit Europian dhe përfaqësuesve shqiptarë, duke përfshirë takimet ndërmjet Komisioneri Fule, Ministrit të Jashtëm Edmond Haxhinasto dhe Ministren e Integrimit Evropian, Majlinda Bregu në mars. Hera e fundit që Komisioneri Fule vizitoi Tiranën ishte më 30 mars 2011.