Fule nis axhendën e takimeve, pritet nga Rama

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fyle
TIRANE- Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian, Stefan Fule ka nisur axhenden e takimeve ne Tirane. Mengjesin e sotem ai është takuar me liderin e socialisteve, Edi Rama në selinë rozë, ndërsa në orën 09:30 ai do të takohet me kryeministrin Sali Berisha.
Axhenda parashikon takime me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, Ministrin e Jashtëm dhe Zëvendës Kryeministrin Edmond Haxhinasto dhe Avokatin e Popullit, Igli Totozani.
Mesohet se Fule do të jete i pranishem ne Kuvend, duke iu drejtuar deputeteve me nje fjale te posacme, prej ku pritet e adresoje ceshtje te rendesishme per integrimin e vendit ne BE dhe reformat qe duhen plotesuar.