E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet hajni i radiatorit

Nga Express më 18 qershor 2011 në ora 21:03

Një banor i fshatit Plemetin në Obiliq është arrestuar pasi ka vjedhur radiatorin në vendin e tij të punës.

I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se me veti ka pasur edhe një revole, me të cilin kishte shkrepur gjatë vjedhjes.

Ne vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë, kurse revolja me pesë plumba të kalibrit 9 mm është konfiskuar në shtëpinë e të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›