Majko: Ka një neurozë për të votuar në datën 6 gusht
TIRANE-Anëtari i kryesisë së PS-së, deputeti Pandeli Majko deklaroi dje se PS nuk do ta votojë heqjen e imunitetit në 6 gusht. I pyetur për aleancat e reja të PS-së në zgjedhjet e 2013, në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, në News 24, Majko u shpreh se PS është e hapur për FRD e AK dhe pritet të ketë zhvillime në ditët e muajt në vijim. Për rikthimin e Fatos Nanos në politikë ai tha se ende nuk është i sigurt nëse është rikthyer. Majko u shpreh kundër marrëveshjes së re me Greqinë, për kufirin detar.
Si do votoni në 6 gusht për imunitetin? Do ta votoni apo e keni shtyrë për në kalendat greke?
Mendoj që edhe për të mos lodhur dëgjuesit, çështja është shumë më e thjeshtë se sa duket nga deklarimet publike. Si çështje politike e juridike kjo është e mbyllur. Palët kanë rënë dakord. Është përgatitur drafti. Janë miratuar nenet të gjitha dhe nuk ka diskutime të natyrave që po ky neni apo kjo shprehja. Kurse elementi, i cili mund të konsiderohet më problematik është data 6. Në datën 6, PS nuk ka ndërmend të votojë për dy arsye, për faktin e thjeshtë se ne procesin e konsiderojmë të hapur.
Pse është i hapur?
Ua shpjegoj unë. Pra, janë disa propozime të tjera që vlejnë të diskutohen. Këto propozime nuk janë shpikje, s’janë as kushte, që do të thotë që nëse s’kaloni këto që ne kemi sjellë, s’kalon as paketa për të cilën ne kemi rënë dakord për ndryshimin e neneve për imunitetin. Ne kërkojmë që procesi të vazhdojë me të njëjtin seriozitet. Ky ka qenë i vetmi moment që kemi diskutuar me PD-në. Ka një neurozë, për të thënë që vetëm në datën 6 këto ndryshime mund të bëhen dhe po s’u bë në datën 6...
Atëherë parashikohet me rregullore?
E zëmë se do të ecim me këtë logjikë dhe unë jam dakord. Për një moment le të mendojmë që kemi një opozitë, e cila në mos destruktive, i pëlqen pak vetja. Dhe kërkon që të dalë e vetja. Tani ju vihuni në pozitën e qytetarit të thjeshtë dhe të ecim me logjikën e PD-së. Pra të shkojmë më datën 6, të votohet drafti dhe pastaj siç u shpreh kryetarja e Parlamentit në datën 7 mblidhet konferenca e kryetarëve dhe të vendoset që në shtator të diskutohet përsëri për ndryshimet kushtetuese. Ne ju thamë kolegëve jo vetëm në publik që është e pamundur që për ligjin e parë të shtetit të diskutosh dy herë brenda një muaji.
Mazhoranca jua ka hedhur poshtë propozimet tuaja ?
Ndryshimet e Kushtetutës nuk bëhen me konferenca shtypi. Ne kemi kërkuar që diskutimet të bëhen ashtu siç ndodhi me paketën e neneve për imunitetin. Dikujt mund t’i duket e çuditshme kjo sepse ne e kemi hapur precedentin tani për fat të keq që ndryshimet mund të ndodhin edhe brenda natës. Por tanimë ky kapitull është mbyllur. Edhe nëse nuk do të biem dakord, ne jemi të gatshëm që paketën për të cilën kemi rënë dakord, grupnenet për imunitetet ne t’i kalojmë në një seancë tjetër.
Pse nuk ia kërkuat zotit Paloka se ju ishit negociatorët?
Ne nuk kemi atributet e konferencës së kryetarëve. Ne diskutuam një çështje, e cila kishte të bënte me pjesën e parë të procesit të ndryshimeve kushtetuese. Mendoj që kemi bërë një punë mjaft të mirë. Mendoj që sot çdo qytetar e ka të qartë si filloi diskutimi.
Shumë vetë nga PD thonë se Rama u tregua jo korrekt me ju, ju mandatoi për marrëveshje dhe pastaj tha jo kjo marrëveshje s’do miratohet?
Unë nuk e fus veten tek naivët. Unë e dija që historia e datës 6 ishte e mbyllur. Ne e kemi diskutuar me detaje, së bashku me kolegët e mi, me kryetarin e PS-së, me kryetarin e grupit parlamentar se si do të ishin procedurat që do të ndiqnim në këtë histori.
Është e parashikuar në rregullore dhe në konferencën e kryetarëve u vendos që do të votohej në datën 6. Pse jo në datën 6?
Sepse nuk mund të diskutohet brenda një muaji në një shtet serioz Kushtetuta e një vendi.
Nëse nuk do ketë heqje imuniteti për deputetët, nëse nuk do ketë edhe ndryshime kushtetuese?
Nëse do të respektohet procesi i diskutimit dhe PD nuk bie dakord, për ne kjo nuk do të jetë dramë. Ky është koncepti jonë për sistemin e drejtësisë. Ne kemi sjellë disa propozime që siç e thashë nuk janë shpikje, por njëkohësisht nuk janë kushte.
Kë parashikoni në koalicion në 2013?
Kjo është një çështje e hapur. Por, më shumë se një debat se kush do të jetë qeverisja në mandatin e ardhshëm duhet kuptuar fakti që njerëzit duhet të marrin një vendim të rëndësishëm, i cili më shumë se sa ka brenda vetes lëvizjen e PD-së nga pushteti në opozitë dhe çuarjen e PS në pushtet, ka një vendimmarrje e cila në esencë bashkon njerëz që kanë një diafragmë në shoqërinë shqiptare nga e majta në të djathtë, që është ndryshimi i kësaj statsuquoje që nuk prodhon asgjë.
Çfarë po ndodh me PS, pasi kemi disa aleatë që thonë se do largohen ?
Opozitar nuk të bën PS-ja. Opozitar është një vendim i joti në marrëdhënie me një cilësi qeverisjeje. Nuk mendoj se ne duhet të ndjehemi pisham nëse një parti ka vendosur që të mos qëndrojë në opozitë, por të vazhdojë një rrugë tjetër që të bashkëpunojnë me ato që qeverisin. Nuk ka kontrata që rri me mua se është më mirë, ose shko me atë tjetrin se atje mund të dalë diçka më tepër. Nëse kjo do të ishte thjesht në nivelin e tregtisë, atëherë ai që i ka hyrë kësaj logjike, mendoj se e shikon të gabuar. Ajo që po diskutohet brenda radhës së opozitës është që secili po diskuton balancën, ku ka krijuar fluksin e vet, votat e veta, secili po shikon çfarë ka fituar nga bashkëpunimi ose jo. Teza që ka hedhur PS është e qartë. Ne duam të krijojmë një projekt të madh politik me sa më shumë aktorët brenda. Me logjikën që të shkojmë në zgjedhje me dy-tre opozita që të zihen se kush është më e mira rrezikojmë. Nuk duam që partitë opozitare të shkojnë të ndara në zgjedhje, duam një koalicion të madh. Ndryshe rrezikojmë që doktor Berisha të dalë pas zgjedhjeve dhe të thotë që do qeverisë vendin dhe 4 vite dhe të gjithë këta të tjerët që merren me bashkëpunojmë, s’bashkëpunojmë, u bë si u bë. Do të rrinë në opozitë për tu rigrindur me njëri-tjetrin në qebaptoret e Tiranës.
Ndoshta kjo ndodh se PS tregohet arrogante në raport me aleatët...
Në këtë kontekst mendoj që këtu ka diçka për të ndryshuar edhe nga marrëdhëniet e PS-së, por në zgjedhjet e 2013 pyetja është që do pyetet populli: Do vazhdojmë kështu apo jo?
Zotin Nano e shikoni si faktor që mund t’ju prishë punë nëse del më vete nga PS?
Kur ta fillojë do më pyesësh, por nuk ja vlen që të diskutojmë gjëra që nuk kanë ndodhur.
Ai tha se do jetë pjesë e politikës.
Për tu marrë me politikë askush nuk e pengon. Por se si do ta ndërtojë marrëdhënien e tij në raport me politikën, kjo është një histori tjetër. Do presim dhe ta respektojmë në atë çfarë do t’i ofrojë publikut, nëse gjithmonë do ta marrë këtë nismë.
Nano është rikthyer në politikë.
Jo sipas meje nuk është kthyer ende.
Kontraktimi im ka të bëjë me faktin se nuk e di nëse ai rikthimin e tij në politikë e shikon brenda PS-së apo jashtë. Në të dyja rastet do të ketë një procedurë ndryshe për komunikimin me të, nëse do të zhvillojë një politikë jashtë PS-së do të ketë një qëndrim të ndryshim dhe po ashtu do jetë i ndryshëm nëse Fatos Nano do të thotë që dua të riintegrohem në PS.
Ju ishit i pari që thatë se PS duhet të bëjë koalicion me FRD dhe AK. Të dyja palët thanë se nuk do bëjmë koalicion as me PS dhe as me PD?
Një refuzim fillestar edhe unë vetë e kam pritur. Është i kuptueshëm. Përveç të tjerash kjo ishte një ftesë në publik, një ftesë e panegociuar. Në ditët, në muajt në vijim do të ketë zhvillime, sipas meje. Por një gjë është e sigurt se një opozitë e ndarë në këto zgjedhje do të jetë një kosto shumë e madhe për shoqërinë.
PS dhe Rama kanë bërë një akuzë shumë të fortë që SHIU po përgjon opozitën dhe diplomatë të lartë të huaj. Ju duket normale?
Po diçka duhet të dijë edhe zoti Rama. Me atë që kam diskutuar unë me zotin Rama ai di diçka. Kur flitet me këtë gjuhë nga kryetari i opozitës do të thotë që ka informacione zyrtare dhe janë deklarata zyrtare dhe mendoj që ministria e mbrojtjes duhet të japë përgjigje. Duhet të thotë jo në mënyrë të provuar.
A do të ketë një ankimim tjetër në Gjykatën Kushtetuese për marrëveshjen e kufijve me Greqinë ? Në media është botuar oferta më e fundit greke për të mbështetur gazsjellësin në rast se zbatohet pakti i kufijve.
Unë them të mos i futen asnjë logjike, e cila do na çojë në drejtim të paditur, që jo vetëm s’do rregullojë marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë, por do të kthehet në një sherr permanent. Mos harrojmë që në Greqi kanë hyrë në Parlament nazistët, forcat ekstreme.
Unë i qëndroj parimit se politikanët moderatorë që nuk mund të kontrollojnë qeverinë e tyre janë prodhues të radikalizmit. Ndaj nuk ka pse ecet në asnjë procedurë moderacioni. Sepse do ta vërë në një pozitë të vështirë marrëdhëniesh. Jo se, jemi në ditën më të mirë në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, sigurisht ka problemet e saj të trashëguara. Por të vesh të bësh pazare më jep TAP-in dhe të jap sipërfaqen, është një shoqëri shqiptare që hesht, hesht dhe nuk di të bëjë protestë, por di të bëjë revoltë menjëherë. Unë shpresoj të mos kemi logjika të natyrave të tilla siç ndodhi me marrëveshjen e parë, jo TAP-i të mos bëhet, por ne jemi një vend që me TAP, pa TAP kemi energji. Të mos na bëjnë, se kanë për ta vulosur veten në jetë të jetëve. Të mos harrojmë që ndarja mes të majtës dhe të djathtës ka filluar me një vrasje, jo në Shqipëri, por në Paris, Avni Rustemi dhe Esat Toptani.
(d.b/BalkanWeb)