E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burrel, plagoset me armë biznesmeni i ndërtimit

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në qytetin e Burrelit.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit ku një person i maskuar ka qëlluar me armë një biznesmen ndërtimi identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
 

Sipas dëshmitarëve, autori ka qëlluar me 5 plumba biznesmenin dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
 

Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital dhe sipas mjekëve ku po merr edhe ndihmën mjekësore.
 

Nuk dihen ende shkaqet e plagosjes së biznesmenit ndërkohë që policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›