E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lipjani e Shtimja në terr

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se për shkak të punëve të KOSTT-it, nga 29 deri më 31 korrik, nga tri orë secilën ditë do të mbesin pa rrymë qytetarët e Lipjanit, Shtimes dhe Magures me rrethinë.

“Më 29, 30 dhe 31 korrik 2010, nga ora 5 deri në 8 të mëngjesit, me qëllim të krijimit të kushteve për punë, do të shkyçet largpërçuesi 110 kV, LP 1213 që lidh nënstacionet NS 220/110 kV Prishtina 4 me NS 110/10 kV Lipjani”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga KEK-u.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, njofton KEK-u, Lipjani do të mbetet pa furnizim me energji elektrike, përkatësisht Lipjani, Shtimja dhe Magurja me rrethinë.

Sipas komunikatës, gjatë kësaj kohe do të vazhdojnë punët në kuadër të projektit të KOSTT-it “SCADA EMS dhe Telekomi” për vendosjen e kabllit optik - OPGW në largpërçuesin LP 1213.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›