E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu, telegram ngushëllimi homologut pakistanez

”Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për shuarjen e jetës së mbi 150 bashkëqytetarëve tuaj në aksidentin e sotëm pas rrëzimit tragjik të një aeroplani”, thuhet në telegramin e Sejdiut.

Më tej në mesazhin e kreut të shtetit kosovar thuhet se ”lajmi për këtë ngjarje të kobshme është përjetuar me pikëllim të madh kudo në vendin tim, ndaj dua t’ju siguroj për solidaritetin e plotë të popullit dhe të institucioneve të Republikës të Kosovës me popullin pakistanez dhe me të gjitha familjet e goditura nga kjo fatkeqësi e tmerrshme”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›