Fullani: Ecuria ekonomike pozitive, ulet deficiti Ardian Fullani
Ne mbledhjen e tij te dates 31 gusht 2010, Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise mori ne shqyrtim dhe miratoi Raportin Mujor te Politikes Monetare. Pasi u njoh me zhvillimet me te fundit ekonomike dhe financiare ne vend si dhe me projeksionet e tyre per te ardhmen, ne perfundim te diskutimeve, Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise vendosi te mbaje te pandryshuar normen baze te interesit ne nivelin 5.00 per qind.
***
Te dhenat nga ekonomia boterore konfirmojne rimekembjen progresive te aktivitetit ekonomik. Politikat monetare e fiskale stimuluese kane ndikuar ne rritjen e kerkeses per mallra e sherbime si dhe ne zgjerimin e aktivitetit tregtar. Rezultatet e vrojtimeve dhe parashikimet per te ardhmen sugjerojne nje permiresim te metejshem te treguesve ekonomike, duke sinjalizuar se ekonomia boterore do te vazhdoje te fuqizohet. Presionet inflacioniste ne nivel boteror mbeten te kontrolluara dhe normat e interesit te bankave qendrore vazhdojne te jene ne nivelet me te uleta historike. Tregjet financiare jane karakterizuar nga nje luhatshmeri e larte e normave te interesit, e cmimeve te produkteve financiare dhe e vellimeve te tregtimit.
Kjo luhatshmeri ka reflektuar nga njera ane sinjalet pozitive qe vijne nga ekonomia reale dhe rezultatet inkurajuese te stress-testeve te bankave te medha, dhe nga ana tjeter pasigurine e rrjedhur prej niveleve ne rritje te borxhit publik. Ne nivel politik, debati qe karakterizon autoritetet ekonomike private dhe publike, eshte percaktimi i mases dhe kohezgjatjes se duhur te stimulit makroekonomik. Pergjigja qe do te marre dilema e mbeshtetjes se ekonomise, pa cenuar primet e rrezikut dhe ekuilibrat afatgjate te saj, do te kushtezoje ndjeshem ecurine e ekonomise boterore dhe perspektivat e rritjes afatshkurter e afatmesme te Shqiperise.
Si rrjedhoje e gjallerimit te kerkeses, cmimet e lendeve te para kane vazhduar te shfaqin prirje rritese gjate muajve te fundit. Vecanerisht, cmimi i grurit ne tregjet boterore shenoi nje rritje te forte ne muajin gusht, pas luhatjes se raporteve te kerkeses e ofertes dhe kufizimit te eksporteve nga nje prej vendeve kryesore prodhuese. Percjellja e tyre ne inflacionin total ne Shqiperi pritet te jete e dobet, por ajo do te mbetet objekt monitorimi ne muajt ne vazhdim.
Ekonomia shqiptare ka vijuar te karakterizohet nga permiresimi gradual i treguesve ekonomike, duke konfirmuar nje aktivitet ne rritje - por relativisht te ngadalte - te saj. Statistikat zyrtare flasin per norma pozitive rritjeje ne tremujorin e pare te vitit, nderkohe qe rezultatet e vrojtimeve te besimit dhe te dhena te tjera te terthorta sugjerojne per vazhdimesine e ketyre ritmeve edhe ne tremujorin e dyte.
Aktiviteti ekonomik ne Shqiperi eshte mbeshtetur nga rritja e kerkeses se jashtme dhe e eksporteve shqiptare, ndersa kerkesa e brendshme ka patur nje rritje me te ngadalte. Kjo ecuri eshte reflektuar ne nje rritje me te shpejte te sektorit te industrise dhe te sherbimeve, nderkohe qe sektori i ndertimit dhe ai i bujqesise kane patur nje kontribut te ulet ne rritjen ekonomike. Ajo eshte shoqeruar gjithashtu me krijimin e kapaciteteve te pashfrytezuara ne ekonomine shqiptare dhe presione te uleta inflacioniste nga kerkesa e brendshme. Stimuli monetar ka qene i pershtatshem per te akomoduar nje aktivitet ekonomik ne rritje, por pa krijuar zgjerim te tepert te likuiditetit. Ne prani edhe te pritjeve te ankoruara inflacioniste, ky ambient ekonomik ka ndikuar ne absorbimin e goditjeve mbi inflacion te ardhura nga faktore te ofertes. Per rrjedhoje dhe ne perputhje me pritjet tona, inflacioni ka ardhur ne renie gjate vitit 2010. Inflacioni vjetor i cmimeve te konsumit rezultoi 3.4 per qind ne muajin korrik. Kjo norme inflacioni eshte shkaktuar kryesisht nga rritja e cmimeve te administruara, e cmimeve baze ne tregjet nderkombetare dhe nencmimi i monedhes vendase. Keta faktore te ofertes pritet te kene ndikim kalimtar ne ecurine e inflacionit, duke mos u perkthyer ne presione te qendrueshme inflacioniste.
Kjo dinamike ka kushtezuar dhe do te vazhdoje te kushtezoje ecurine e inflacionit edhe ne periudhen e ardhshme. Ne mungese te goditjeve te papritura nga ana e ofertes, projeksionet e Bankes se Shqiperise e vendosin normen vjetore te inflacionit prane objektivit 3 per qind te Bankes se Shqiperise ne periudhen afatmesme.
Konsumi privat vleresohet te kete dhene kontribut pozitiv ne aktivitetin ekonomik ne tremujorin e dyte.
Kjo ecuri deshmohet nga forcimi i ritmit te rritjes se te ardhurave tatimore, te cilat kane ne baze te tyre nivelin e konsumit ne ekonomi, nga rritja e importit te mallrave te konsumit, si dhe konfirmohet nga treguesit e permiresuar te besimit te konsumatorit. Bilancet pergjithesisht te shendosha financiare te familjeve shqiptare bejne te mundur nje reagim te shpejte te tyre ndaj permiresimit te klimes aktuale dhe perspektives makroekonomike, rritjes se te ardhurave te disponueshme, dhe renies se pasigurise. Nga ana tjeter, mundesia e familjeve per te financuar konsumin e tyre nepermjet kredise bankare paraqitet problematike, per sa kohe qe aksesi i tyre ne kredite konsumatore dhe hipotekare paraqitet ne renie.
Investimet private po i kthehen gradualisht ritmeve rritese, por ne nivele dukshem me te uleta se ato te meparshmet. Klima me pozitive e besimit te bizneseve; mbeshtetja ne rritje me kredi bankare; rritja e shfrytezimit te kapaciteteve ne ekonomi; dhe rritja e importit te mallrave kapitale dhe atyre te ndermjetem, sugjerojne se niveli i investimeve private eshte rritur gjate muajve te fundit. Tregues te besimit evidentojne pritje pozitive edhe per tremujorin e trete te vitit, duke mbeshtetur vleresimet tona per nje nxitje te kerkeses agregate nga sektori privat.
Sektori publik ka shenuar frenim te ekspansionit fiskal, qe prej fillimit te tremujorit te dyte. Deficiti buxhetor ne fund te muajit korrik rezultoi 23.1 miliarde leke, nivel ky i cili eshte rreth 42 % me i ulet se nje vit me pare. Te ardhurat buxhetore jane rritur me 3.7 per qind ne terma vjetore, nderkohe qe shpenzimet jane tkurrur me 5.1 per qind.
Ne vecanti, shpenzimet kapitale vijojne te shenojne ritme negative rritjeje, duke qene ne linje me programin e Ministrise se Financave per kontrollin e shpenzimeve buxhetore dhe reduktimin e investimeve publike per vitin 2010.
Banka e Shqiperise gjykon se respektimi i nivelit te deficitit dhe te borxhit publik ne programin e rishikuar buxhetor do te ndihmoje ne ruajtjen e ekuilibrave ekonomike. Administrimi me kujdes i huamarrjes nga publiku do te gjeneroje presione renese mbi primet e rrezikut dhe mbi normat afatgjata te interesit, duke krijuar me teper hapesira per nxitjen e aktivitetit kredidhenes per sektorin privat. Gjithashtu, ai do te rrite fleksibilitetin e politikes fiskale ne horizontin afatmesem dhe afatgjate.
Eksportet neto kane vazhduar te rrisin kontributin e tyre ne kerkesen agregate edhe ne tremujorin e dyte te vitit. Kjo ecuri eshte diktuar nga rritja vjetore prej 86 per qind e eksporteve kundrejt rritjes prej vetem 6 per qind te importeve gjate kesaj periudhe. Keto zhvillime jane materializuar ne ngushtimin e metejshem te deficitit tregtar, i cili eshte tkurrur me rreth 14 per qind ne terma vjetore. Ngushtimi i deficitit tregtar eshte shoqeruar me presione me te uleta ne tregun valutor dhe nje ecuri me te qendrueshme te kursit te kembimit.
Banka e Shqiperise gjykon se, megjithese inkurajuese, ritmet e deritanishme te rritjes se eksporteve do te jene te veshtire per t’u ruajtur. Per kete arsye, qendrueshmeria afatgjate e pozicionit te jashtem valutor te vendit do te kerkoje nje sjellje me te kujdesshme ndaj deficitit tregtar dhe nxitjen e formave te qendrueshme te hyrjes se kapitalit.
Permiresimi i ngadalte i kerkeses se brendshme eshte reflektuar ne rritje te qendrueshme te ofertes monetare. Ky tregues shenoi nje rritje vjetore prej 10.1 per qind ne muajin qershor dhe vazhdon te mbeshtetet kryesisht nga kontributi i larte i mjeteve valutore neto te sistemit bankar. Nderkohe, zgjerimi i kredise per sektorin privat vijon te shenoje ritme relativisht te ngadalta rritjeje, duke reflektuar si ecurine e kerkeses ashtu dhe kriteret ende te shtrenguara te kreditimit.
Duke perjashtuar efektin e kursit te kembimit, rritja vjetore e kredise ne muajin qershor arriti ne 6.4 per qind, nga 4.9 per qind ne fund te tremujorit te pare. Ne kete periudhe, ajo eshte diktuar kryesisht nga rritja e kredise per biznese, ku peshen me te madhe e ka zene kredia e akorduar per investime.
Rritja vjetore e depozitave prej 15.8 per qind ne muajin qershor ka sjelle permiresimin e treguesve te likuiditetit te bilancit te sistemit bankar. Shtimi i likuiditetit ne sistem, huamarrja e kontrolluar e sektorit publik ne tregjet e brendshme financiare, ulja e primeve te rrezikut ne te dhe pritjet e ankoruara inflacioniste, kane kushtezuar renien e normave te interesit ne tregjet financiare. E orientuar nga ulja e normes baze te interesit ne muajin korrik, renia e normave te interesit te depozitave, dhe letrave me vlere te qeverise ne muajin e fundit, pritet te ndihmoje ne krijimin e kushteve me te pershtatshme per stimulimin e aktivitetit ekonomik.
Politika monetare e ndjekur nga Banka e Shqiperise ka qene e kujdesshme. Duke patur ne vemendje respektimin e objektivit per inflacionin, Banka e Shqiperise uli me 0.25 pike perqindjeje normen baze te interesit ne muajin korrik.
Ky lehtesim i kushteve monetare synoi ti jape nje stimul te metejshem aktivitetit ekonomik, duke kontrolluar ne te njejten kohe presionet inflacioniste dhe ekuilibrat e jashtem te ekonomise. Ajo eshte percjelle ne tregun financiar ne segmentin afatshkurter te tij, duke sjelle uljen e kostos se huamarrjes te bankave, si dhe norma me te uleta interesi ne tregun nderbankar dhe ne tregun primar te letrave me vlere te qeverise. Ne muajt ne vijim, levizja e politikes monetare duhet te transmetohet dhe ne uljen e kostos se huamarrjes se sektorit privat. Ne aspektin operacional, ne jemi te pranishem ne treg duke ofruar te gjithe likuiditetin e nevojshem per funksionimin normal te sistemit bankar.
***
Gjate diskutimeve te tij, Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise konkludoi se, ne mungese te goditjeve te papritura, inflacioni i cmimeve te konsumit ne periudhen afatmesme do te jete ne linje me objektivin e Bankes se Shqiperise per te. Gjithashtu, Keshilli Mbikeqyres gjykon se kushtet monetare jane te pershtatshme per respektimin e ketij objektivi. Ne perfundim te diskutimeve, Keshilli Mbikeqyres vendosi te mbaje te pandryshuar normen baze te interesit, ne nivelin 5.00 per qind.
Ne te ardhmen, Banka e Shqiperise mbetet e gatshme te veproje duke faktorizuar ecurine e faktuar dhe te pritshme te treguesve ekonomike, ne funksion te ruajtjes se stabilitetit te cmimeve dhe te konsolidimit te metejshem te ekuilibrave makroekonomike ne vend.