Fullani Edukimi financiar sfide per vendin
Kjo është koha më e përshtashme për të menduar se edukimi financiar është një investim i rëndësishëm për parandalimin e krizave. Kultura financiare është e pamjaftueshme dhe kjo në nivel rajonal.
Bankat qendrore po vendosin theksin gjithmonë e më shumë se publiku i gjerë, ashtu sikurse edhe aktorët financiarë duhet të përfshihen në procesin e edukimit financiar. Guvernatori i Banks së Shqipërisë, Ardian Fullani theksoi për abc neës se bëhet fjalë për një proces të gjatë në kohë, por të domosdoshëm. Ai informoi se kjo përvojë po nis me tekstet e posaçme në shkollat e mesme, që mësojnë herët individët se si të menaxhojnë paratë e tyre në mënyrën më efikase. Kërkesat për këto tekste kanë ardhur duke u shtuar, ndërsa përvoja po ndahet edhe me Bankën Qendore të Kosovës.
Guvernatori i Bankës së Kosovës, Gani Gërguri vlerësoi se ky edukim bëhet edhe më i rëndësishëm për Kosovën, si një vend i zbuluar ndaj krizës së euros, duke qenë se përdor këtë monedhë. Sipas tij, Banka e Shqipërisë po jep kontribut për të marrë informacionet e duhura edhe përmes seminareve rajonale.
Deklaratat e drejtuesve të bankave qendrore u bënë pas seminarit rajonal të organizuar nga Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, ku u diskutua mbi reformat e domosdoshme që duhet të merren në vazhdim .