E Diel, 1 Nëntor 2026

Fullani: Ekonomia rritje pozitive gjatë tre muajve

 Në një konferencë për shtyp Guvernatori Fullani,  bëri të ditur se gjatë tre muajve të fundit ekonomia shqiptare  ka pësuar rritje pozitive duke ruajtur trendet e zhvillimit, ndërkohë që tregu bankar në vend, raporton për likujditete të mjaftueshëm për të kreditur ekonominë.

Sipas tij, bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë aktiviteti ekonomik ka vijuar të rritet në termat vjetorë dhe stabiliteti makro-ekonomik është zhvilluar më tej. Ndërkohë që inflacioni për muajin tetor ka rezultuar brenda objekivit të BSH-së. Fullani gjithashtu duke e cilësuar si mjaft të lartë borxhin publik theksoi se duhet të bëhet kujdes me rritjen e tij edhe në vitet e ardhshme. “Borxhi publik është 60 përqind dhe ne gjykojmë të ruajmë vigjilencën fiskale edhe në vitet e ardhshme” theksoi Fullani.

Ai gjithashtu tha se buxheti i vitit 2011 duhet të bazohet mbi parashikime të kujdesshme duke analizuar edhe faktorët potencial të rrezikut.  Nga ana tjetër, vlerësoi Fullani,  Banka e  Shqipërisë, po ndjek me kujdes regjimin e kursit ë këmbimit valutor për të mos patur spekullime në këtë treg, ndërkohë që institucioni i mbikëqyrjes bankare ka marrë masa administrative për liberalizimin e kreditimit.

Gjatë muajit korrik, Banka e Shqipërisë e uli normën bazë të interesit të lekut me 5 për qind, nga 5,25 për qind. Ulja e çmimit të parasë nga Banka Qendrore bëhet për të çliruar kredinë për ekonominë për shkak se kjo ulje i detyron bankat të ulin interesat e kredisë në lekë.

                                                                                             2010-11-24 19:34
  [ 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›