FMN-KE-BQE: Greqia është në rrugë të mbarë

Geri Rice, përfaqësuesi i marrëdhënieve me jashtë i FMN-së, theksoi se “Vlerësimi ynë i përgjithshëm është se programi është në rrugë të mbarë, dhe ne do dëshironim ta ilustronim këtë me katër mesazhe kyçe.
1. Rritja është gjerësisht në përputhje me pritjet.
2. Konsolidimi fiskal është duke vazhduar, me qeverinë e vendosur për të respektuar objektivat fiskale, pavarësisht rishikimeve strukturale.
3. Vazhdon konsolidimi I stabilitetit të sektorit financiar.
4. Pas një pjesë të parë mbresëlënëse të reformave strukturore, qeveria është e vendosur për të vazhduar me fazën e dytë të reformave strukturore me ndikim të gjerë”.
Rice, vlerësoi më tej se dy kategori reformash nevojiten në afatin e mesëm. Në kategorinë e parë hyjnë masat direkte që duhen ndërmarrë në frotin fiskal, teksa në kategorinë e dytë hyjnë masat që do të jepnin rezultat në afatin e mesëm.
Sipas FMN-së, qeveria greke duhet të ndërmarrë reforma me ndikim të gjerë në, shëndetësi, ndërmarrjet publike, administrimin e taksave dhe në privatizimin e aseteve publike.
Fondi Monetar Ndërkombëtar, Bashkimi Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane kanë miratuar muaj më parë dhënien e një kredie prej 110 miliardë eurosh për shpëtimin e Greqisë nga kriza buxhetore. Kusht për këtë kredi ata vendosën ndërmarrjen e reformave drastike në ekonominë e vendit./Start/Fatjon Prroni/
2010-11-30 13:34
[