E Shtunë, 31 Tetor 2026

Westervelle-Haxhinastos: Gjermania ju mbështet për integrimin

Pjesëmarrës në konferencën me temë "Perspektiva për Evropën Juglindore – Austri, Gjermani dhe SHBA, në dialog me vendimmarrësit e rajonit", dy personalitet kanë diskutuar për një sërë çështjesh.

Nga ana e tij shefi i diplomacisë gjermane ka premtuar mbështetje të fuqishme për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. " Gjermania do të mbështesë integrimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian, sepse Evropa nuk mund të jetë e plotë pa vendet e Ballkanit", deklaroi Westervelle.

Mministri Haxhinasto falënderoi homologun gjerman për mbështetjen e pakursyer të Gjermanisë në procesin e integrimi të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe veçanërisht për liberalizimin e vizave me vendet në zonën Shengen.  
    
Duke vlerësuar kontributin e Gjermanisë, si një nga donatorët dhe investitorët kryesorë në Shqipëri, ministri i Jashtëm i Shqipërisë ftoi biznesin gjerman që të rrisë praninë e tij në Shqipëri.  Një gjë e tillë, tha Haxhinasto, favorizohet edhe nga klima mjaft pozitive e krijuar në Shqipëri për thithjen e investimeve direkte. 

Ndërsa ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westervelle,  vlerësoi  marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve si dhe garantoi se vendi i tij do të  mbështesë integrimin e vendeve të rajonit në BE.

                                                                                             2010-12-11 16:07
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›