Miratohet paketa e shpëtimit për Irlandën

Pas takimit të ministrave të financave të dielën (28.11) në Bruksel Shefi i Grupit të vendeve të Euros, Jean-Claude Juncker, deklaroi se programi i ndihmës ka një volum prej 85 miliardë Eurosh. Qeveria irlandeze dha një interes prej 5,8 % dhe deklaroi, se 35 miliardë Euro nga kjo paketë do të përdoren për sektorin e tronditur bankar. Qeveria irlandeze deklaroi nga ana e saj, se mund të nevojitet edhe një vit për të arritur objektivin për normën prej 3% të deficitit buxhetor, të përcaktuar në Paktin e Stabilitetit Financiar të BE-së.
Ministrat e Eurozonës e pranuan këtë. Qeveria në Dublin nuk do të marrë më pjesë në ndihmat për Greqinë. Kryeministri irlandez Brian Cowen vuri në dukje, se nuk do të rriten taksat për ndërmarrjet irlandeze. Një gjë e tillë ishte kërkuar më parë prej disa vendeve. Paketa disa miliardëshe për Irlandën u përpilua nga një ekip specialistësh nga Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Komisari për Çështjet Monetare në BE Olli Rehn deklaroi një test të ri për aftësinë kredituese të bankave irlandeze. Ndërsa në të gjithë Evropën duhet të përsëriten testet gjatë vitit të ardhshëm.
Qeveria gjermane kundër rritjes së vlerës së fondeve të shpëtimit
Pas takimit në Bruksel, Jean-Claude Juncker bëri të ditur gjithashtu, se është rënë dakord edhe për mekanizmin e përhershëm të mbrotjjes nga krizat financiare. Ky mekanizëm bazohet në marrëveshjen për Fasilitetin e Stabilizimit Financiar Evropian (EFSF).
Sipas një informacioni të revistës gjermane "Der Spiegel", Marco Buti, Drejtori i Përgjithshëm i Kabinetit të Komisarit për Çështjet Monetare Olli Rehn, është shprehur për rritjen e vlerës së fondit të shpëtimit. Përpara ministrave të financave të vendeve anëatre të BE-së, Buti ka propozuar, që të dyfishohet shuma e ombrellës financiare në 1,5 bilionë Euro, njofton Spiegel në numrin e saj të fundit. Sipas Buti-t ndryshe nuk mund të shmangen turbullirat në tregjet financiare. Qeveria gjermane deri tani është kategorikisht kundër propzimeve për shtimin e këtij fondi. Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble u shpreh në fund të javës, se nuk e vlerëson një kërkesë të tillë. Sipas tij fondi aktual prej 750 miliardë Eurosh është i mjaftueshëm.
Irlanda është vendi i parë që për shkak të krizës së borxheve përfiton prej ombrellës financiare të shpëtimit, e cila ka një volum prej 750 miliardë Eurosh. Ndërsa më parë për Greqinë u gjet një zgjidhje e veçantë.
Ministri gjerman i Ekonomisë, liberali Rainer Brüderle nuk parashikon që përveç Irlandës të ketë edhe vende të tjera të Zonës së Euros që të pretendojnë për ndihma nga ombrella financiare e BE-së. "Unë mendoj, se ne mund t' i kufizojmë ndihmat tona me Greqinë dhe Irlandën dhe se asnjë vend tjetër nuk do të bjerë më në vështirësi financiare.", i tha Brüderle gazetës "Bild am Sonntag". Në tregjet financiare prej ditësh spekulohet, se vendi pasues që mund të ketë nevojë për ndihma do të jetë Protugalia e ndoshta edhe Spanja.
Protesta masive në Dublin
Të shtunën në kryeqytetin irlandez Dublin protetstuan dhejtra mijë vetë nëpër rrugë kundër paketës së shpëtimit të qeverisë. Sipas të dhënave të policisë në protetstë morrën pjesë rreth 50 000 vetë, ndërsa organizatorët bënë fjalë për mëse 100.000 deri në 150.000 pjesëmarrës. Plani i kursimeve është pjesë e paketës së shpëtimit për Irlandën dhe synohet që me të gjatë katër viteve të ardhëshme të rriten të ardhurat me 15 miliardë Euro përmes rritjes së tatimeve dhe kursimeve./dw/Start/
2010-11-29 14:48
[