Fullani: Ekonomia shqiptare, me baza te qendrueshme afatgjata Eglantina Nasi
Nje rritje pozitive, edhe pse e ngadalte. Keshtu e ka vleresuar ecurine aktuale te ekonomise shqiptare, guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani. Ndersa ka shtuar se kjo ekonomi, paraqitet me baza te qendrueshme edhe per zhvillimet afatgjata. "Analizat dhe projeksionet tona kane sugjeruar se situata makro-ekonomike dhe vete ekonomia shqiptare kane baza te qendrueshme per zhvillimin afatgjate. Realitet ky, i cili duhet te perkthehet ne nje sjellje me realiste, drejt nje niveli me te larte konsumi ne ekonomi, brenda kufijve te bilanceve te qendrueshem familjare", - ka nenvizuar Fullani lidhur me nje fakt te tille. Duke iu referuar konkretisht te dhenave statistikore per tremujorin e dyte dhe te trete te vitit, kreu i BSH-se, u shpreh se ekonomia shqiptare ka perfituar nga ecuria rritese e kerkeses se huaj, njekohesisht edhe e eksporteve, pavaresisht nje dinamike te dobet te konsumit, apo investimeve private. Me tej, kreu i bankes qendrore ne vend, nuk ka harruar te vere ne dukje as faktin se "projeksionet per zhvillimet ekonomike ne te ardhmen, i permbahen skenarit baze te vleresuar ne muajt e meparshem". Pra, atij per vazhdimesi te rritjes ekonomike ne vend, megjithese me nje ritem me te ngadalte se me pare. Ndersa duke u fokusuar me detaje mbi treguesit ekonomike, ai e nisi me analizen e inflacionit, per te cilin u shpreh se "ai ka shfaqur presionet te permbajtura ne ekonomine vendase". Per te vijuar me tej, me kerkesen e huaj, e cila, sipas tij, ka rezultuar se e mbeshtetur rritjen e aktivitetit ekonomik ne tremujorin e dyte te vitit. "Deficiti i eksporteve neto eshte ngushtuar me 23.9% ne kete periudhe, duke reflektuar rritjen e eksporteve dhe reduktimin e importeve ne krahasim me nje vit me pare. Te dhenat e tregtise se jashtme tregojne se ky impuls pozitiv ka vijuar edhe ne muajin korrik. Eksportet jane rritur me 11.6% ne terma vjetore ne kete muaj, nderkohe qe importet kane regjistruar nje rritje vjetore te ulet prej 1.1%. Keto zhvillime kane bere qe deficiti tregtar ne muajin korrik te ulet me 5.2% ne terma vjetore", - tha mes te tjerash, kreu i BSH-se. Per te perfunduar se "ne kontekstin e permiresuar te tregjeve te brendshme financiare dhe ne prani te nje sistemi bankar te shendetshem, Banka e Shqiperise eshte ne pritje te nje percjelljeje me te plote ne ekonomi te vendimeve te saj te meparshme per lehtesimin e politikes monetare". Cka ne terma praktike, do te thote se politika monetare, paraqitet e favorshme per zhvillimin ne teresi te aktivitetit ekonomik te vendit dhe se banka qendrore do te ndihmoje ne pershtatjen e saj me kerkesat e ketij te fundit.