Topalli: PD në pushtet edhe nëse LSI bashkohet me PS
TIRANE-Kryeparlamentarja, Jozefina Topalli akuzoi dje Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama se u përdor politikisht përpara zgjedhjeve të 2009-ës. E ftuar në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, në televizionin NEWS 24, Topalli tha gjithashtu se PD do të fitojë në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm pavarësisht faktit nëse LSI qëndron në koalicion PD-në apo bashkohet në aleancë me PS-në.
Znj. Topalli a mendoni se zgjedhja e z.Nishani në krye të shtetit është zgjedhja më e mirë ?
Z.Nishani ka një sfidë me veten e tij dhe me shoqërinë. Së pari, sfida e tij është që të qenë ndryshe nga paraardhësi i tij në presidencë pra lidhur me karrigen dhe detyrën, lidhur me përfaqësimin e interesave të qytetarëve. Uroj këtë sfidë t’a përcjellë me sukses.
Emri juaj u lakua shumë, por a u shmang nga një aleancë fluide Basha-Meta?
Një vit përpara hapjes së procesit të zgjedhjes së presidentit kam dalë para publikut dhe kam thënë se do të jem kryetare e kuvendit deri në fund të mandatit dhe se do të punojmë bashkë me z.Berisha për të fituar mandatin e tretë. Opozita ishte ajo që trembej, nga emri im.”Pse ishin kaq të trembur nga emri im, mund t’ja bëni opozitës këtë pyetje, nga mazhoranca nuk kam ndjerë trembje”.
A duhej të konsultohej z.Berisha me LSI-në për zgjedhjen e Presidentit?
Unë do të drejtoja të gjitha procedurat e zgjedhjes së presidentit ndërsa politika do të caktonte emrin.
A e keni kundërshtuar kandidaturën e z.Artan Hoxha dhe a e është e vërtetë se atij i është bërë shantazh?
Unë nuk e kam kundërshtuar, përkundrazi e kam mbështetur kandidaturën e z. Hoxha dhe sa i përket shantazhit është një spekulim. Unë nuk jam në dijeni që të jetë bërë shantazh ndaj z. Hoxha.
A ka qenë i paracaktuar emri i z. Nishanit?
Kjo është një temë e ezauruar, por tashmë aq sa di unë, dini dhe ju.
Kishte brenda mazhorancës njerëz që trembeshin nga emri i Nishanit?
Nuk besoj, kështu që kjo është temë e ezauruar. E rëndësishme për politikanin është që të mos ngjitet pas karriges. Unë kam 17 vite në parlament dhe bëj çdo përpjekje që ky parlament të civilizohet, të kapë standarde të tjera.
Mund ta konfirmoni një lajm të ANSA-s se me datën 10 tetor do të marrim statusin, por me kushtin e zgjedhjeve të lira?
Çdo hap që bëjmë do të shtohen kushtet. Kushti i zgjedhjeve është i përhershëm dhe kjo është alfa e një demokracie. Unë uroj që Shqipëria të marrë statusin dhe këtë e shoh me optimizëm. Në vitin e fundit është bërë një punë e mirë, janë miratuar shumë ligje dhe ka një klimë bashkëpunimi i cili reflektoi miratimin e Kodit zgjedhor. Opozita pranoi iniciativën e heqjes së imunitetit, barazinë para ligjit. Kemi një moment tjetër që është bllokuar ligji i Gjykatës së Lartë dhe shpresoj ta kuptojnë se duhet votuar dhe mos ta shohin procesin e integrimit si çështje pazari. Integrimi nuk mund të shtrohet si një çështje pazari dhe zbatimi i ligjit është me rëndësi të jashtëzakonshme. Shpresoj që opozita të votojë edhe ligjin e statusit civil pasi kërkon edhe ky ligj votat e saj.
Si do të zhbllokohet reforma parlamentare e cila ka ngecur tek votimi i fshehtë dhe koha e kryeministrit?
Para se të jepej raporti për statusin, para një viti opozita bëri disa kërkesa lidhur me votimin e fshehtë për dekretet dhe kohën e kryeministrit. Meqenëse këto kërkesa ishin kundër kushtetutës dhe meqenëse nuk u mor statusi para një viti dhe meqenëse u bë një marrëveshje u përjashtuan dy pikat. Marrëveshja e nëntorit ishte e qartë që të rishikohej rregullorja, rishikim nëse gjendej një dispozitë kundër rregullores së Kuvendit. Unë kam qenë 8 vjet në opozitë, dhe në një kohë të vështirë, me kallashnikov tek koka, që na kanë ikur nga kjo botë edhe shokët tanë deputetë, por si kjo opozita nuk gjen askund.
Pse nuk pranoni votimin e fshehtë?
Me votim të fshehtë votohen të gjithë emrat e institucioneve të pavarura, por votim të fshehtë për dekretin nuk ka. Votohen të gjithë emrat e tjerë përveç dekreteve.
Kryeprokurores Ina Rama po i afron mandati, por kur duhet të përfundojë atë?
Kushtetuta e ka të përcaktuar mandatin 5-vjeçar. 5 vjet e një muaj e ka kapërcyer. 5 vjet e 5 ditë e ka përcaktuar. Mund të ndodhë që të kalohet 5 ditë, por e ka të përcaktuar Kushtetuta. Sigurisht që është momenti për reflektim në sistemin e drejtësisë, të prokurorisë, analizë të cilën e kemi bërë në parlament. Dhe nëse ka sot një problem të thellë, shumë dimensional, sot është sistemi i drejtësisë. Zbatimi i vendimeve të gjykatës është me rëndësi të madhe. Ne ndryshuam rregulloren sepse dekreti blihej. Kemi rrëzuar përnjëherë 5 dekrete dhe na sulmuan duke thënë se Berisha do të gllabërojë institucionet, etj.
Si do ta zgjidhni drejtësinë?
Nuk zgjidhet duke mos votuar ligjin për Gjykatën e Lartë. Është një pjesë e rëndësishme e një platforme të madhe. Është e vështirë zgjidhja, por jo e pamundur. Kërkon vullnet të përbashkët.
Kush do të jetë identikiti i kryeprokurorit të ri?
Kjo është çështje e presidentit dhe jo e imja. Do kisha dashur një njeri me integritet, që i qëndron ligjit dhe vetëm ligjit. Duhet të jem realiste, një të tillë nuk do ta gjejmë. Por një njeri që ka një CV të pranueshme do ta votoja, siç kam votuar dhe zonjën Rama. Ajo u përdor politikisht përpara zgjedhjeve të 2009-ës. Prokurori duhet t’i qëndrojë ligjit dhe vetëm ligjit. Do ta kisha dashur përgjatë këtyre viteve një njeri që të godiste krimin me forcë dhe ligj, ndoshta një Falkone. E di që s’do të gjendet një Falkone, por do të doja një njeri të tillë.
Ina Ramën e quajtët Silvia Konti...
Ina Ramën nuk e zgjodhëm ne. Ne e votuam dhe CV e saj nuk ishte për ta kundërshtuar. Por ju a keni vënë re që kur ndodhin ngjarje të mëdha, të ketë lëvizje brenda prokurorisë? Nuk ka patur asnjë lëvizje. Duket sikur ka një harmoni mes tyre, sikur flenë prokurorët.
Atëherë prokuroria nuk është përdor kundër jush?
Sa herë të duash për ta bërë pis kryeveprën e qeverisë. Opozitën e kuptoj sepse kam qenë vet në opozitë. Nëse një qeveri bën një infrastrukturë moderne, rrit rrogat dhe pensionet, nëse ka rritje të investimeve të huaja, sigurisht që opozita bën punën e saj, por në dëshpërim e sipër bën pis mbi punën që është bërë siç bëri me rrugën e Kombit. Por zonja e prokurorisë nuk mund ta përdorë.
Ka një pretendim se vërtet mandati i Ina Ramës është 5 vjet por...
Ju mendoni se unë jam Gjykata Kushtetuese. Mandati i kryeprokurorit është 5 vjet dhe çdo gjë tjetër është non sens. Nuk ka dispozitë kalimtare kësaj radhe. Mandati është 5-vjeçar. Më kujtuat z.Rama në 2007 kur thoshte që t’i shtynim zgjedhjet me qëllim që të shtynte edhe një vit mandatin e tij.
Pra do të kemi lirim?
Sapo të vijë dekreti i Presidentit do të ketë lirim.
Llogaritja fillon nga momenti që znj. Rama ka hyrë në zyrë?
Llogaritja fillon nga momenti që ka nisur detyrën.
Si i vlerësoni kritikat e z.Mark Marku?
Ai thotë ka korrupsion. Edhe unë them po ka korrupsion, të paktën deri në nivel zv/ministri. Kryeministri nuk është prokuror dhe gjykatës. Nëse prokuroria e gjykata nuk funksionon atëherë çfarë duhet të bëjmë? Nuk është drejtësia as për qeverinë, as për opozitën është për shqiptarët.
Çfarë shije ju la takimi Meta-Rama në Gjirin e Lalzit?
I përket së kaluarës, nuk kam asnjë koment.
Mendoni se bashkimi i tyre do ju çojë në opozitë?
Absolutisht jo. Shqiptarët janë racë inteligjente. As matematikisht nuk iu ec. Numrat në politikë nuk është si të mbledhësh domate. Ne jemi të prirur për të pasur një koalicion sa më të gjerë po cilido variant që të ndodhë, ai variant që ju thoni nuk sjell sinergji, nuk sjell më shumë vota.
Berisha duhet ta rinovojë marrëveshjen me Metën në 2013?
Pse jo.
Topi dhe Spahiu a përbëjnë një shqetësim për ju?
Aspak. Topi dhe ky zotëria tjetër nga dita e parë deri tek dita e fundit kanë bërë politikën që i shkonte më për mbarë Edi Ramës. Topi ka votuar për PS dhe për Edi Ramën dhe këtu mbyllet historia. Unë besoj se ai nuk merr vota, nëse merr ai do t’i marrë nga e majta.
Si e vlerësoni z.Basha në një vit në krye të Bashkisë së Tiranës?
Nuk jam kryetar e këshillit bashkiak të Tiranës. Uroj që qyteti të gjelbërohet, të mbarojë plani urbanistik, të ketë më shumë çerdhe, kopshte e shkolla.
A duhet bërë ndryshime në qeveri para zgjedhjeve?
Nuk mund të bëhen ndryshime kur gjërat ecin mirë. Por kjo është kompetencë e kryeministrit.
Si e vlerësoni privatizimin e Albpetrolit?
Surprizë ka qënë pjesëmarrja e shumë firmave, interesimi i madh më bën të ndjehem më optimiste. Në këtë kohë krize kur mungon likuiditeti këtu vijnë, këta njerëz kanë besim se në këtë vend mund të investosh.
(d.b/BalkanWeb)