Fullani: Ekonomia e vendit rrezikohet ende nga kriza botërore
TIRANE- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani bën apel për kujdes pasi ekonomia e vendit rrezikohet ende nga kriza globale. Gjatë një takimi me bizneset kryesore në vend, Fullani ka argumentuar se pavarësisht rritjes ekonomike pozitive, që është tregues i përballimit të efekteve të para të krizës, nuk ka vend për entuziazëm por për atë që ai e quajti optimizëm të kujdesshëm.
“Banka e Shqipërisë e shikon të ardhmen e vendit me një optimizëm të kujdesshëm. Them me optimizëm sepse me gjithë goditjen e madhe që patëm, stabiliteti makroekonomik dhe financiar i vendit nuk u prek. Nga ana tjetër Banka Shqipërisë mbetet në pozita kujdesi sepse rreziqet financiare mbi ekonominë nuk janë tejkaluar plotësisht. Sistemi bankar ka ende mungesë likuiditeti, ndërsa ekonomia botërore mbetet përsëri e dobët.” theksoi Fullani.
Për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë duhet të ndyshojë modeli i zhvillimit të vendit, pasi mungojnë eksportet e qëndrueshme, të cilat janë tregues i konkurrueshmërisë, ndërkohë që ka edhe probleme strukturorë. Të gjitha këto, pengojnë investimet e huaja dhe frenojnë rritjen ekonomike.
“Modeli i zhvillimit të vendit ka nevojë për modifikime dhe përmirësime, të cilat duhet të synojnë rritjen e eficencës dhe qëndrueshmërisë. Ekonomia shqiptare vazhdon të vuajë nga dobësitë strukturore.” tha Fullani.
Këshilla Guverantori Fullani ka dhënë edhe për qytetarët. Ai iu ka sugjeruar atyre që të tregojnë kujdes me konsumin dhe në rastin e marrjes së kredive, të zgjedhin monedhën vendase. Përsa u përket bizneseve, kreu i Bankës Qendrore u ka rekomanduar që të bashkëpunojnë me bankat, si dhe të studiojnë tregun, pëpara se të investojnë.
(e.n/News24/BalkanWeb)