E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha injoron kushtin e opozitës, “sfida” do bëhet në shesh

TIRANE- Pak orë pas vendosjes së ultimatumit nga ana e opozitës, kryeministri Berisha ka zgjedhur të injorojë kushtin e PS e ta sfidojë atë me pjesëmarrjen e mbështetësve në shesh. Duke zgjedhur mënyrën e tërthortë, Berisha shpalli në mbledhjen e Grupit Parlamentar 8 dhjetorin si ditën e rrëzimit të murit shqiptar të Berlinit, duke ftuar të gjithë shqiptarët në festimin ë kësaj dite.
Ka shumë gjasa që opozita të organizojë protestën e radhës 3 ditë përpara ëktij përkujtimi, në 5 dhjetor, bashkë me të zgjedhurit lokalë.

“8 dhjetori do të jetë festa e shembjes së murit të Berlinit në Tiranë. Do të jetë një festë e madhe ku do të marrë pjesë e gjithë Shqiëpria.” Theksoi Berisha ndërsa nuk ka lënë pa përgjigje dhe kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme, duke thënë se ka shumë mundësi që kjo mazhorancë të rikonfirmohet edhe në zgjedhjet e vitit 2013.

“Ne që shembëm “Murin e Berlinit”, historia na dha mundësi që të bëjmë realitet këtë ëndërr të madhe, idealin europian, idealin euroatlantik. Edhe në 28 qershor 2013 shqiptarët duket se do të votojnë edhe njëherë ëpr këtë mazhorancë” theksoi kreu i qeverisë.

Kryesocialisti Edi rama përmbylli të dielën protestën 3 ditore në Bulevardin Dëshmorët e Kombit duke i drejtuar kryeministrit Berisha një ultimatum , që brenda 10 ditësh ose të pranojë hapjen e kutive të votimit, ose me protesta masive do të synohen zgjedhje të parakohshme.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›