Kriza politike, Topi: Gati të negocioj për zgjidhjen e ngërcit
TIRANE- Kreu i shtetit ka reaguar për krizën politike në vend. “Zgjidhja e krizës nuk varet nga vullneti im” theksoi Presidenti ndërsa ka shprehur gadishmërinë për të negociuar për zgjidhjen e ngërcit.
“Unë atë gatishmëri që kam patur gjithmonë, vazhdoj ta kem, por çështja qëndron gjithmonë tek vullneti politik i partive politike” u shpreh Presidenti Topi.
Në deklaratën e parë për këtë cështje, kreu i shtetit i ka kërkuar politikës të gjejë kompromisin në mënyrë që ti hapet rruga reformave integruese në vend.
Ndërkohë qeveria dhe Partia Socialiste duken se nuk lëshojnë pe. Mazhoranca kërkon që opozita të hyjë në parlament ndërsa kjo e fundit vazhdon protestat në kërkim të transparencës së zgjedhjeve të 28 qershorit përmes hapjes së kutive të votimit. Qeveria e ka mohuar kategorikisht këtë kërkesë duke e argumentuar me pamundësinë për të dalë mbi vendimet e gjykatës.
Deklarata e Presidentit të Republikës u bë pas homazheve për Teki Biçokun.
(e.n/BalkanWeb)