Kukës, bie vinci vdesin dy punëtorë të rrugës Durrës-Kukë
KUKES- Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Durrës-Kukës. Dy punëtorë të firmës “Albulex” kanë humbur jetën pasditen e sotme teksa punonin për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës.
Mësohet se punëtorët njëri nga Kukësi dhe tjetri nga Maqedonia, kanë gjetur vdekjen nga këputja e krahut të një vinci. Viktimat nuk janë transportuar për në spital, pasi ata kanë gjetur vdekjen menjëherë. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur Ura e Kaloshit. Ndërkohë që nuk bëhen të ditur emrat e viktimave.
Drejtori i policisë së Kukësit, Ali Elezi ka thënë për News 24 se janë shoqëruar për në polici drejtuesit e firmës. Sipas tij vdekja e dy punëtorëve ka ardhur si pasojë e spstimit të krahut të vincit. Pas shkëputjes punëtorët kanë rënë nga ura, pasi në ato momente po punonin për montimin e urës.
(m.a/BalkanWeb)