E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani: Janë lehtësuar kushtet, është rritur kreditimi

Sipas Fullanit, bankat janë të sigurta, të shëndosha financiarisht dhe të mirëkapitalizuara. “Rritja ka qenë 10 për qind, që, krahasuar me rritjet e kredisë në vitet para dhe gjatë krizës, është e ulët, por krahasuar me rajonin dhe me botën, rritja është e përshtatshme nëse nuk krijon probleme. Qëllimi i Bankës së Shqipërisë është që të krijojmë rritje ekonomike, të japim stimulin e nevojshëm pa krijuar probleme me kreditë. Nuk patëm asnjë bankë me probleme, asnjë bankë të falimentuar”, tha numri një i Bankës Qendrore.

Më tej Fullani ka bërë të ditur se komisionet e ofruara nga bankat për shërbime të ndryshme janë të leverdisshme, ndërsa për ato në valutë faktor përcaktues mbetet tregu ndërkombëtar. “Vërtet disa pagesa janë të larta, por këto janë të lidhura me sistemin ndërkombëtar përsa i përket valutës. Në kushtet aktuale qëndrojnë në një nivel të barazuar me rajonin. Leku është në nivele të përshtatshme”, shtoi Guvernatori.

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miratoi sot raportin vjetor të Bankës së Shqipërisë, ndërkohë që edhe në këtë mbledhje opozita nuk ishte e pranishme.
/Start/

                                                                                             2011-05-24 22:03
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›