E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani Te rritet prodhimi vendas

 Ekonomia shqiptare ka performuar mirë gjatë vitit 2010, por ka shumë vend për përmirësime dhe ndryshim të politikave aktuale. Vetë Guvernatori i Bankës Qëndrore, duke analizuar ecurinë e vitit të shkuar këshilloi për një rritje të prodhimit vendas dhe shtim të konsumit. Zoti Adrian Fullani ishte i pranishëm në Komisionin e Ekonomisë për raportimin vjetor. 
“Ruajtja e ekuilibrave të brendshëm dhe të jashtëm të vendit kërkon zhvillimin e mëtejshëm të arkitekturës, të vendimmarrjes dhe koordinimit makroekonomik si dhe të mekanizmave mbikqyrës e të rregullatorëve të ekonomisë dhe të tregjeve. Aftësitë analizuese, parashikuese dhe vendimmarrëse të agjentëve publikë e privatë duhet gjithashtu të përmirësohen më tej” tha Fullani.

Vitit i shkuar ka njohur rigjallërim të ritmit të kreditimit që është shoqëruar dhe me shtimin e kredive problematike. 

“Rritja e ngadaltë e aktivitetit kreditues dhe ecuria nën potencialin e ekonomisë në vend ka ndikuar në rritjen e treguesit të kredisë me probleme në nivelin 14%. Megjithatë ritmet e rritjes së këtij treguesi kanë ardhur në rënie gjatë vitit 2010. ekzekutimi i kolateralit i cili është bërë një problem madhor dhe kërkon ndërhyrje të rëndësishme strutkturore. Në qoftese banakt nuk zbatojnë ekzekutimin e kolateralit merr fund aktiviteti i kreditues i një banke” tha Fullani.

Ekonomia shqiptare zyrtarisht gjatë 2010-ës është rritur me 3.9 për qind. Gjatë kësaj periudhe rritje ka njohur sektori i shërbimeve dhe industrisë ndërsa ndërtimi është tkurrur. Gjithashtu dhe bujqësia për një sërë faktorësh të ndryshëm është rritur ndjeshëm. 

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›