E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani: Deficiti buxhetor ka pësuar ulje

Konsumi privat përgjatë vitit 2010 ka qenë mjaft i ngadaltë, një tendencë që vazhdon të ndjehet edhe në muajt e parë të këtij viti. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë gjatë raportit në Komisionin e Ekonomisë dhe të financave deklaroi se nxitja e konsumit duhet të jetë një objektiv në të ardhmen. Ndërkohë që deklaroi se deficit buxhetor ka pësuar një ulje të ndjeshme.
Sektori i ndërtimit sipas guvernatorit Fullani ka qenë një ndër sektorët që ka shfaqur më tepër rënie dhe kjo për shkak të uljes së ndjeshme të shitjes së pasurive të paluajtshme.
Kreu i bankës Ardian Fullani ka deklaruar se bankat në Shqipëri janë të sigurta dhe të shëndosha financiarisht gjithsesi guvernatori i bëri apel institucioneve që të ndihmojnë sistemin bankar për të zbatuar koleteralet ose ndryshe garancitë që vihen në momentet që jepet kredia.
.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›