E Diel, 1 Nëntor 2026

Importi i energjisë, thellohet deficiti tregtar me 21 për qind

24/05/2011  Sipas INSTAT-it, importi në grupin e u rrit 15.8 për qind

Rinisja e importit të energjisë nga KESH prej muajit mars të këtij viti ka sjellë një thellim të deficiti tregtar gjatë muajit prill 2011. Sipas të dhënave të INSTAT-it, në krahasim me një muaj më parë deficiti tregtar, i cili kapi vlerën prej 31,491 milionë lekësh, u rrit me 21 për qind, ndërsa krahasuar me muajin prill 2011 rritje ishte 22.4 për qind. Në total eksportet kapën vlerën 14,193 milionë lekë mallra, me ulje 16.3 për qind krahasuar me mars 2011 dhe rritje me 13.5 për qind krahasuar me prill 2010. Eksportet kanë shënuar një ulje për shkak se këtë muaj nuk ka pasur eksport të energjisë. Ndërsa sa i takon importeve ato kapën shifrën prej 45,684 milionë lekësh mallra me rritje 6.3 për qind në krahasim me mars 2011 dhe rritje 19.5 për qind në krahasim me prill 2010. Në prill 2011, importi i mallrave me akcizë arriti vlerën 5,853 milionë lekë, duke zënë 12.8 për qind ndaj totalit të importit. Krahasuar me mars 2011, importi i mallrave me akcizë ka pasur rritje prej 26.7 për qind. Peshën më të madhe të këtyre mallrave të importuara, 77.5 për qind, e zënë nënproduktet e naftës. Tregtia me vendet e BE-së është 69.5 për qind. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Me Italinë eksporti është 61.4 për qind dhe importi 28.9 për qind, ndërsa me Greqinë, eksporti është 5.6 për qind dhe importi 10.8 për qind.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›