E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat e Transporteve takohen për të eliminuar barrierat

Eliminimi i barrierave për transportin ishte qëllimi i takimit të ministrave të Transportit të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), të mbajtur në Kolashin të Malit të Zi dy ditë më parë. Në këtë takim të ministrave të Transporteve të Nismës së Evropës Qendrore, përfaqësues të Komisionit Evropian dhe të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, mori pjesë dhe ministri i Punëve dhe Transportit, Sokol Olldashi. Takimi u organizua nga ministri i Transporteve të Malit të Zi, Andrija Lompar, vendi i të cilit ka aktualisht ka presidencën e CET-it. Ministria e Transporteve njoftoi: Gjatë këtij takimi u diskutua për rëndësinë që ka transporti multimodal si një shtyllë kryesore në zhvillimin e ekonomisë rajonale. Gjatë diskutimit u pasqyrua dhe niveli i zhvillimit të transportit multimodal në vendet anëtare të Nismës së Evropës Qendrore si dhe mundësia e përgatitjes të projekteve të reja rajonale për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori. Ndërkohë, në rekomandimet dhe konkluzionet më të rëndësishme të këtij takimi ishte rëndësia e përfshirjes së sektorit privat në projekte në partneritet me sektorin publik, si dhe përparësia që duhet ti jepet zhvillimit të transportit hekurudhor, si një transport me një kosto më të ulët dhe që ndikon më pak në ndotjen e ambientit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›