E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani: Mos lejohet rritja e defiçitit buxhetor

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani kërkon marrjen e masave për të mos lejuar rritjen e defiçit buxhetor duke e vlërësuar si të një rëndësie të veçantë.
"Duhet bërë kujdes nga ana e BSH në ndjekjen ditore të shpenzimeve në mënyrë që të sigurohet efektiviteti i masës së marrë për uljen e defiçitit buxhetor. Kemi besim se me administrim të kujdesshëm, që është vërtetuar, janë mundësitë për të qenë brenda limiteve të përcaktura të deficicit buxhetor. Duhet respektuar defiçiti në mënyrë që mos lejohet rritja e tij", theksoi guvernatori.

Sipas tij është rikthyer rritja e investimeve publike, por rritja e investimeve është e ulët. Ai nënvizoi se ka pasur edhe rritje të të ardhurave buxhetore, të cilat u rritën me 3.4%. Sipas tij ekonomia shqiptare ka pasur rritje graduale.Po ashtu është shënuar rritje e importit të mallrave dhe bilance të shëndosha të familjeve shqiptare.
Fullani deklaroi gjithashtu se norma bazë e interesit do të mbetet e pandryshuar 5%.
Guvernatori shtoi se se inflacioni ka ardhur në rënie gjatë 2010-ës. "Infalcioni në korrik ishte 3.4 %", nënvizoi ai. Fullani pohoi se në mungesë së goditjeve nga ana e ofertës, norma e iflacionit është pranë objektivit 3% për periudhën afatmesme.
Ai nënvizoi se kunsumi privat ka dhënë kontribut pozitiv në 3 mujorin e dytë dhe këtë e tregon rritja e të ardhurave tatimore, rritja e importit të mallrave të konsumit dhe përmirësimi i treguesve të besimit të konsumatorit. Sipas tij, respektimi i nivelit të borxhit publik do ndihmojë në ruajtjen e objektivave ekonomikë.
Fullani shtoi se çmimi i grurit ka shënuar rritje në tregjet botërore .

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›