E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe sot në Beograd


Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe William Hague viziton sot Beogradin. Ai do të takohet me zyrtarët më të lartë shtetërorë serbë dhe do të bisedojë mbi tekstin e rezolutës për Kosovën, të cilën Serbia ia ka paraqitur Asamblesë së Përgjithshme të KB, kanë njoftuar mediat e Beogradit. Shefi i diplomacisë britanike vjen në Serbi disa ditë pas vizitës së ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Gvido Vestervele, i cili në Beograd deklaroi se rezoluta mbi Kosovën duhet harmonizuar me qëndrimet e Bashkimit Europian, se para se gjithash duhet të bisedohet në Bruksel e jo në Nju Jork. Pas takimit të ministrit gjerman, Beogradi zyrtar ka treguar gatishmëri për të zhvilluar konsultime rreth ndryshimeve eventuale të rezolutës, të cilën e ka paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të KB. Presidenti Tadiç ka deklaruar të shtunën se Serbia do të konsultohet me Brukselin e Uashingtonin mbi mundësinë kompromisit i cili, nuk duhet t'i rrezikojë interesat shtetërore e kombëtare të Serbisë, por edhe të mos e konfrontojë Beogradin me fuqitë perëndimore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›