Ndroqi shkarkon trajnerin e Shkumbinit

Presidenti i Shkumbinit, Ylli Ndroqi shkarkon tranjerin e ekipit Mirel Josa pas rezultateve të dobëta në kampionat. Presedenti Ndroqi shprehet se trajneri nuk arriti të përmbushë objektivat duke u nisur nga investimet që janë bërë tek klubi i Shkumbinit. "Ambiciet e klubit te Shkumbinit këtë sezon janë të mëdha dhe për këtë arsye unë vendosa shkarkimin e trajnerit", deklaron zoti Ndroqi.
Pas një merkato mjaft aktive ekipi i Shkumbinit ndryshoi imazh nën presidencën e zotit Ylli Ndroqi duke afruar në skuadër lojtarët më me emër të futbollit shqiptae, si Mancaku, Kuli, Kotorri, Veliaj, Nora etj, por pritshëmëritë nuk rezultuan të tillë pasi në dy ndeshjet e para Shkumbini arriti të merrte vetëm një pikë në barazimin 2-2 përballë Kastriotit. Në javën e dytë Shkumbini pësoi dhe humbjen e cila i shkaktoi trajnerit tiranas Mirel Josa dhe shkarkimin nga stoli i bardhë e kaltër. Në transfertën kurbinase, Shkumbini pësoi një humbje të pastër me rezulatin 2-0 e cila solli dhe pakënaqësinë në drejtim të ish trajnerit të Skënderbeut. Javën e tretë të Kategorisë Superiore, Shkumbini do të luajë në stadiumin e rikonstruktuar me Skënderbeun i cili do të jetë dhe momenti i së vërtetës për dy nga skuadrat më aktive në fushatën e transferimeve. Në dy ditët e ardhshme pritet që presidenca e Shkumbinit të përcaktojë dhe pasuesin e Josës në stolin e skuadrës peqinase. Grumbullimi i kombëtares për dy ndeshjet eliminatore Euro 2012 i jep kohën e mjaftueshme skuadrës së Shkumbinit për t'u riformatuar dhe nisur rrugëtimin drejt objektivave të klubit.