E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani: Norma bazë e interesit për lekun nuk ndryshon

TIRANE- Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun në nivelin 3.75% pasi sipas saj, kushtet monetare janë të përshtatshme për të përmbushur objektivin e inflacionit në një periudhë afatmesme.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, gjatë prezantimit sot të raportit mujor të politikës monetare të Bankës Qendore theksoi se, inflacioni është rritur në 2,5% duke vijuar të ndjekë trajektoren e rritjes. Në referencë të analizës ekonomike Guvernatori theksoi se eksportet shqiptare janë rritur 18,6 % gjatë muajve të parë të vitit, por kjo mbetet e pamjaftueshme për të mbështetur ritmet e rritjes gjatë këtij viti.

Ndërkohë që edhe importet kanë pësuar tkurrje. Banka e Shqipërisë, nënvizoi Guvernatori Fullani, tërheq edhe njëherë vëmendjen për rëndësinë e ruajtjes së ekuilibrave fiskalë dhe kontrollin e deficitit dhe borxhit publik në nivele të përballueshme për ekonominë shqiptare. "Borxhi duhet të reduktohet në nivel të besueshëm, efektiv e transparent",- tha ai.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›