E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria 37 mijë kuota për Universitet

TIRANË-Qeveria miratoi sot 37 mijë kuota për vende në Universitete. “70% e maturantëve që përfunduan shkollat e mesme do të hyjnë në Universitete publike, me kohë të plotë apo të pjesshme”, u shpreh Berisha në mbledhjen e radhës së qeverisë.

Kryeministri ka shtuar se nuk do të ketë rritje të kuotave për këtë vit akademik.
“Nuk ka rritje të kuotave, por ka një favorizim legjitim të kategorive më të injoruara, më të diskriminuara siç janë romët të përndjekurit dhe personat me aftësi të kufizuar”.

Sipas kryeministrit të rinjtë duhet të jenë më të favorizuar drejt arsimimit profesional që ti përshtaten sektorit privat.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›