Fullani: Rritje ekonomike të ngadaltë.Papunësia, 13.3 përqind
Ashtu si edhe vitin 2012 edhe këtë vit rritja ekonomike do të jetë e ngadaltë dhe papunësia do të jetë në nivelin 13.3 përqind.
Kështu është shprehur guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ndërsa ka raportuar në komisionin e ekonomisë për situatën ekonomike në vend.
Guvernatori kërkoi të bëhet kujdes me borxhin publik ndërsa ka shtuar se edhe pse BSH-ja ka ulur 3 herë normën bazë të interesit kreditimi i ekonomisë është ulur me 2.4 %.
Viti 2012 ka qënë një vit i vështirë ekonomik dhe moti i keq reflektoi në uljen e eksporteve. Gjatë këtij viti ka pasur rritje të vogël e pagave e cila ka reflektuar edhe në rritje të çmimeve. Rritja ekonomike ka qenë e ngadaltë, pati ulje të konsumit dhe të investimeve. Kjo situatë do të vijojë edhe gjatë këtij viti dhe papunësia do të jetë e njëjtë si vitin e kaluar në nivelin 13.3%. Deficiti buxhetor u ul si pasojë e uljes së shpenzimeve. Janë rritur kreditë me probleme nga 18 deri në 22 % theksoi Fullani.
Ndërsa i bëri apel ligjvënësve të miratojnë në Kuvend të enjten paketën me masat për sistemin bankar, pasi sipas tij është e rëndësishme kreditimi i ekonomisë.
“Integrimi i vendit me rëndësi për ekonominë, por sjell edhe sfida. Sistemi financiar duhet të jetë i qëndrueshëm dhe për të arritur këtë duhet të ketë konsensus politik. Gjithashtu duhet reformuar sistemi i sigurimeve shëndetësore dhe financiare ka shtuar më tej Fullani.