E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamzë, krerët e PD-së i bashkohen PS-së

Gazeta Shqip

OPOZITA

Arjan Zefi: Jam këtu për të deklaruar shkëputjen përfundimtare nga PD

Arjan ZefiPërfaqësues të rëndësishëm të së djathtës i janë bashkuar programit për një Rilindje Shqiptare. Protagonistë në vite të Partisë Demokratike kanë vendosur ti bashkohen alternativës socialiste. Kryetari i PS-së, Edi Rama, u takua dje në Kamzë me një grup ish-drejtuesish dhe ish-anëtarësh të PD-së dhe forcave të tjera politike të së djathtës, të cilët, të zhgënjyer nga politika dhe keqqeverisja aktuale, kanë vendosur të largohen prej kësaj force politike dhe ti bashkohen PS-së. I pari që deklaroi shkëputjen nga PD-ja ka qenë nënkryetari i kësaj partie për Kamzën, Arjan Zefi. Jam këtu për të deklaruar shkëputjen përfundimtare nga Partia Demokratike. Idealet e mia për të cilat vuajtën, u persekutuan dhe u masakruan të parët e mi, janë nëpërkëmbur keq nga administrata e korruptuar e instaluar në qeverisjen e PD-së, ka thënë Zefi. Pas tij, fjalën e mori Fate Shehu, e bija e Sheh Ismailit të Buzëmadhes, një figurë e njohur për banorët e kësaj zone, por edhe më gjerë. Të shesësh detin, të sjellësh plehrat nga jashtë, të vjedhësh dhe dhunosh qytetarët është krim dhe babai im, Sheh Ismaili, kurrë nuk e ka mbështetur këtë. Në respekt të amanetit të babait tim, unë jam këtu që të bashkohem me të mirën, me Rilindjen, me Edi Ramën, në luftë kundër së keqes që ka mbërthyer këtë vend. Zoti na ndihmoftë, tha Shehu. Rahman Sokoli, me profesion inxhinier, ishte një tjetër përfaqësues i një familjeje të persekutuar nga regjimi komunist dhe që prej 22 vjetësh ka mbështetur PD-në. Në fjalën e tij ai ka thënë: Nuk jemi ne që kemi tradhtuar PD-në, nuk jemi ne që kemi tradhtuar Sali Berishën, janë ata që na kanë tradhtuar ne. Ata duhet të ndihen fajtorë për këtë dhe nuk është aspak faji ynë për këtë. Ndaj nuk duhet të ndiejmë asnjë pendim që më 23 qershor do të votojmë të ardhmen, do të votojmë Rilindjen, do të votojmë Edi Ramën. Ndërsa Abaz Hoxha, me profesion mësues, me banim në Paskuqan, u bëri thirrje të gjithë të zhgënjyerve nga qeverisja e PD-së që ti bashkohen Rilindjes. Personalisht unë, ftoj gjithë anëtarët dhe simpatizantët e PD-së, që janë zhgënjyer gjatë gjithë këtyre viteve nga kjo parti me Kryeministër Sali Berishën, i ftoj ti bashkohen ndryshimit për një Rilindje Shqiptare, është shprehur Hoxha. Pro PS-së u deklaruan dhe përfaqësues të shtresës së ish të përndjekurve politikë. Halim Kuçi deklaroi se kam 22 vjet që aderoj në Partinë Demokratike dhe jam demokrat i flaktë. Por ka 8 vjet që Sali Berisha po na zhgënjen. Besoj se Kamza duhet ta kuptojë shumë mirë se ku na ka çuar Berisha me gjithë këto ndërtime pa legalizuar, pa bërë asnjë gjë, pa kanalizime, pa urbanizim dhe vetëm duke vjedhur çdo ditë. Kryetari i PS-së, Edi Rama, në fjalën e tij u shpreh se me atë votë që symbyllur të gjithë ata që e kanë parë si njeriun e tyre Saliun dhe që e kanë parë si partinë e tyre PD-në, sot nuk duhet të kishte një shtëpi të palegalizuar, ndërkohë që 95% të shtëpive janë sot e gjithë ditën të palegalizuara. Edhe ato që janë legalizuar, ju e dini mirë si janë legalizuar, duke paguar mbi dorë e nën dorë dhe duke mbetur pastaj te dyert e hipotekave që thonë, mirë letrat e legalizimit i ke marrë, po ke dhe ca probleme të tjera. Nga 250 mijë ndërtime pa leje që kishte Shqipëria, numri ka shkuar në 400 mijë ndërtime pa leje dhe as 5% e tyre nuk janë legalizuar. Po të rrijë Saliu aty, duhen 160 vjet për ti legalizuar. Domethënë, përgatituni të bëheni 200 vjeç në qoftë se doni të vazhdoni të votoni Sali Berishën.

B.Hoti

Kamzë, krerët e PD-së i bashkohen PS-së burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›