Fullani: Sistemi bankar i sigurt, u rrit ekonomia Luljeta Ndoka
“Sfidat me te cilat jemi perballur, kane evidentuar nevojen per vijimin e reformave strukturore dhe per ndjekjen e politikave te kujdesshme makroekonomike. Reformat strukturore, ne nivel makro e mikroekonomik, duhet te orientohen drejt rritjes se konkurrueshmerise se forces punetore, te produkteve dhe te sherbimeve tona ne tregjet boterore. Gjithashtu, keto reforma duhet te synojne te forcojne interesin e huaj ndaj ekonomise shqiptare, si destinacion biznesi. Politikat makroekonomike po perballen me nje realitet te ri, ne rang kombetar, rajonal dhe boteror. Megjithate, ato nuk duhet te shkepusin fokusin e tyre nga ruajtja e stabilitetit makroekonomik e financiar”
Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, rikonfirmoi dje deklaratat e Bodes, dhene nje dite me pare, se sistemi bankar ne vend eshte i sigurt. Duke analizuar ecurine e ekonomise dhe duke iu referuar edhe raportit te FMN-se, Fullani ka deklaruar se sistemi bankar ne vend eshte i shendoshe financiarisht, likuid dhe i gatshem per te kredituar ekonomine. “Kapitali dhe kapitalizmi eshte kryefjala e kujdesit makroprodencial boteror sot. Sistemi bankar u gjet likuid perpara krizes. Masat e marra shtojne rritjen e depozitave, niveli aktual eshte mbi nivelin rajonal, por edhe Evropian. Me zhvillimet e fundit te ekonomise globale, Banka e Shqiperise ka vijuar permiresimin. Sistemi bankar shqiptar eshte likuid”,- u shpreh guvernatori Fullani. Gjithashtu, drejtuesi i Bankes Qendrore tha gjate prezantimit te raportit te politikes monetare, se ekonomia shqiptare po vazhdon te ruaje nje trend pozitiv rritjeje dhe tregues financiare te permiresuar. “Ekonomia shqiptare gjate 2011, ka pasur ecuri pozitive, pavaresisht frymes se pafavorshme. Gjate 3-mujorit te trete te ketij viti, ekonomia shqiptare u rrit nen potencialin e saj, ndonese progresi ekonomik duhet te orientohet drejt rritjes se konkurrueshmerise dhe thithjes se investimeve te huaja”,- theksoi Fullani. Banka e Shqiperise ka konstatuar serish se investimet private dhe konsumi, mbeten te ngadalte dhe ka vend per nxitjen e tyre. Keshilli mbikeqyres i Bankes se Shqiperise vendosi te mbaje te pandryshuar, ne nivelin 5 per qind, normen baze te interesit te kredise ne leke. Por, Fullani vuri ne dukje se gjate dy viteve te fundit, rritja ekonomike eshte ndikuar nga sjellja hezituese e agjenteve ekonomike ne drejtim te konsumit e te investimeve. Gjithashtu, rivleresimi i rrezikut ne tregjet financiare eshte shoqeruar me kujdes te shtuar dhe prime te rritura rreziku ne tregjet e brendshme dhe te huaja te kreditit. Nga ana tjeter, cmimet e larta te naftes, te ushqimeve dhe te produkteve te tjera ne tregjet boterore, kane rritur faturen e importit te ekonomise shqiptare dhe u shoqeruan me presione te forta inflacioniste gjate gjysmes se pare te vitit. Se fundmi, vemendja e rritur e tregjeve financiare ndaj shendetit te financave publike ka kufizuar mundesine e autoriteteve fiskale per ndjekjen e politikave te forta stimuluese. Te gjithe keta faktore jane pasqyruar ne ritmet e rritjes ekonomike, duke i zbritur ato nen nivelin potencial dhe duke krijuar kapacitete te pashfrytezuara ne ekonomi. Sipas kreut te BSH-se, rritja nen potencial, ka kushtezuar shfrytezimin e pjesshem te kapaciteteve prodhuese dhe ka penguar krijimin e spiraleve page-inflacion.
Investimet private mbeten serish te uleta
Sipas Fullanit, investimet private mbeten te ngadalta. “Kerkesa e huaj ne rritje, ka mbeshtetur zgjerimin e investimeve ne sektorin e industrise, por kerkesa e brendshme e ngadalte nuk ka favorizuar rritjen e investimeve ne sektoret e sherbimit e te ndertimit”,- tha guvernatori. Sipas tij, normat nen mesatare te shfrytezimit te kapitalit, te pranishme thuajse ne te gjithe sektoret e ekonomise, pritet te diktojne nje kerkese te ulet per investime edhe ne te ardhmen e afert. Nga ana tjeter, kerkesa e sektorit publik ka nxitur rritjen e aktivitetit ekonomik gjate ketij viti, por kontributi i saj ka ardhur ne renie, pas tremujorit te pare.