E Diel, 1 Nëntor 2026

Paskal Milo:“Humbja e qarqeve, PS te kerkoje fajtoret te vetja” Qamil Xhani

Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, thote se kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, duhet t’i gjeje fajtoret brenda partise se tij, per mosmarrjen e drejtimit te qarqeve. Ne nje interviste per TV Klan, Milo shprehet se kreu i PS-se dhe strukturat e selise roze, nuk kane mbajtur asnje prej premtimeve qe i bene aleateve para zgjedhjeve vendore. “Deri tani, pothuajse, na jane refuzuar te gjitha premtimet nga strukturat e Partise Socialiste ne baze, te gjitha premtime qe jane bere para zgjedhjeve lokale. Premtimet u bene per kontributet tona dhe per pjesemarrjen tone ne strukturat tona ne pushtetin vendor, atje ku ka fituar opozita”,- shprehet Milo. Ai thote se per keto shqetesime, i eshte drejtuar kreut te PS-se me ane te nje letre ku kerkon shpjegime. “Une i jam drejtuar z. Rama me nje leter, ku i adresoje keto shqetesime, per mungesen e bashkepunimit ne strukturat e pushtetit vendor dhe deri tani, per fat te keq, nuk kam marre asnje pergjigje zyrtare dhe asnje kontakt per te biseduar ne lidhje me kete ceshtje”,- thote Milo. Opozita drejton, aktualisht, vetem nje prej 12 Keshillave te Qarqeve ne Berat. Drejtues te PS-se kane fajesuar aleatet per kete humbje, qe ka prekur edhe bastionet e se majtes. Por, Milo shprehet se per kete situate, Partia Socialiste duhet te shohe problemin brenda radheve te veta, perpara se te shkarkoje pergjegjesite tek aleatet. “Te gjithe perfaqesuesit tane kane votuar gjithnje ne favor te kandidateve te opozites. Ata u jane nenshtruar presioneve te medha, madje edhe goditjeve fizike, dhe kane votuar serish kandidatet socialiste. Habitem sesi z. Brace, qe e ka ndjekur nga afer pikerisht votimin per Keshillin e Qarkut Berat, merr guximin te akuzoje Demokracine Sociale”,- thote Milo, duke iu pergjigjur ne kete menyre dhe akuzave qe ka hedhur deputeti Erion Brace ndaj aleateve. “Partia Socialiste duhet ta shikoje kete ceshtje, ne radhe te pare, brenda radheve te saj”,- thote Milo. Kreu i PDS-se shpreh pakenaqesi edhe per menyren sesi po behet reforma zgjedhore. Ai thote se platforma e partive te opozites, ku vete Milo mungoi, duhet te marre dhe firmen e te gjithe kryetareve qe jane pjese e Opozites se Bashkuar. Ne te kundert, Milo shton se ajo do te mbetet nje cope leter pa vlere. “Per t’u miratuar nje platforme, duhet te permbaje disa angazhime konkrete, me qellim qe te kete disa garanci, qe keto platforma te mos shnderrohen ne copa letrash qe mund te keqperdoren dhe qe pertej kesaj platforme, te mund te veprohet ne fshehtesi me negociata”,- tha Milo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›